LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironia therëse e Altin Goxhajt/Dështon cirku i Sorosit Basha-Selami, nuk shiten biletat

11 Korrik 2017, 17:13, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj ka vijuar sulmet ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha, për lidhjet e tij me multimiliarderin Xhorxh Soros.

Referuar takimeve të dy kandidatëve për kryetar të PD, Lulzim Basha dhe Eduard Selami, Goxhaj publikon një foto me ironi therëse në rrjetet sociale, ku i cilëson takimet e tyre si turneu i cirkut të Sorosit Basha-Selami.

Më tej, ai flet për dështimin e takimeve të tyre, duke thënë se s?po iu shiten fare biletat dhe po zvogëlojnë sallat.

?Si vazhdon TURNEU I CIRKUT TË SOROSIT BASHA & SELAMI? S’po shiten fare bileta më thanë dhe po zvogëlojnë sallat se su vje njeri? Si premtoi Rama e mbani mend? Do ta kthejë PD-në në OJF??, shkruan Goxhaj./CityNews

Lajmet e fundit nga