LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Belind Këlliçi akuzon rëndë Çilin/ Kërkon të shtrijë ndikimin në PD përmes disa marionetave

11 Korrik 2017, 14:20, Aktualitet CNA

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi, gjatë bisedës në studion e ABCNews, ka bërë një koment edhe për akuzat që të rinjtë e FRPD i ikën përgjegjësive gjatë kësaj fushate.

Sipas tij, kjo nuk është aspak e vërtetë sepse Forumi Rinor ka bërë fushatë për logon e PD, si edhe pranoi incidentin që ka ndodhur mes Florenc Hoxhës dhe të rinjve të FRPD, por e quajti atë kalimtar.

I pyetur nga gazetari edhe grupin e sharësve që është krijuar brenda selisë blu, apo siç njihet ndryshe ?call center?, Këlliçi u shpreh se ndjen neveri ndaj çdo sulmi që bëhet në rrjetet sociale nga profilet fallso dhe shtoi se Neim Çili, i cili përpara zgjedhjeve po kërkonte mandatin e tij të dytë për Edi Ramën, tani po kërkon të shtrijë ndikimin e tij brenda PD përmes disa marionetave.

Në fund, Belindi i bëri edhe një thirrje ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha që të mos lejojë përçarjen e PD, duke marrë parasysh situatën aktuale në të cilën gjendet Partia Demokratike./CityNews

Lajmet e fundit nga