LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthim i fuqishëm në Fushë-Bulqizë/Paralajmërohet administratori i galerisë së kromit

10 Korrik 2017, 06:59, Aktualitet CNA

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Bulqizë. Policia bën dije se rreth orës 03:40 ka marrë një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë është dëgjuar një shpërthim.

Nga informacionet paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së shtetasit F. D., rreth 54 vjeç, administrator i një galerie kromi.

Ja njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar një shpërthim.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:
Në afërsi të banesës së shtetasit F.D, rreth 54 vjeç, banues në Fush-Bulqizë (administrator i një galerie kromi), automjetit tip “Audi Q7”, në pronësi të tij, në pjesën e pasme i kishin vendosur lëndë plasëse e cila ka shërthyer.
Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti. Dëme në njerëz nga shpërthimi nuk ka. Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.
Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërko vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./CityNews

Lajmet e fundit nga