LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen Astrit Patozi/Basha dhe Rama janë si nata me ditën, ja fakti

10 Korrik 2017, 19:15, Aktualitet CNA

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ashtu siç u lajmërua më parë, po flet në këto çaste në “Report TV”, në ?5 pyetje nga Babaramo?.

Patozi, që në fillim të intervistës së tij e tha qartë që Lulzim Basha dhe Edi Rama në krahasim me njëri-tjetri janë si nata me ditën.

Jo vetëm kaq, në lidhje me këtë Patozi dha edhe një shembull konkret, që tregon atë që ka ndodhur me Ramën dhe Bashën.

“Duke gjykuar plotësisht atë që Edi Rama ka bërë me partinë e tij, mund të them që Rama në krahasim me Bashën është si dita me natën. Edi Rama e mori PS në një stad më të ulët se në 2009, pra më ulët se sa e çoi. Në rastin e Ramës, ai nuk e mori pushtetin por në një përplasje tjetër arriti të vinte në pushtet. Me Bashën ka ndodhur e kundërta, ai e mori partinë me 57 deputetë dhe e çoi në humbjen më të madhe të saj”, tha Patozi./CityNews

Lajmet e fundit nga