LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë/Ja pronari i saj

10 Korrik 2017, 06:49, Aktualitet CNA

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15, në lagjen ?28 Nëntori?.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se mjeti tip ?Mitsubishi?, në pronësi të shtetasit Sh.S., 57 vjeç, ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi, në zonën e Kishës Ortodokse në lagjen ?28 Nëntori? Vlorë dhe ka marrë flakë.

Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së saj./CityNews

Lajmet e fundit nga