LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha, simboli i gënjeshtrës/Si i harroi zullumet e qeverisë Rama

10 Korrik 2017, 12:32, Aktualitet CNA

Dy kandidatët në garë për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Eduard Selami, kanë nisur fushatën prej një jave. Basha, ashtu si dhe rivali i tij, kanë zhvilluar takime të shumta me strukturat e PD në qytete të ndryshme. Edhe në këtë fushatë, Lulzim Basha po shfaqet jo më pak ndryshe nga personi që pamë për më shumë se një muaj në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në shtatë ditë fushatë në strukturat e PD në mbarë vendin, Lulzim Basha ka heshtur për problematikat më të mëdha në vend, për ato që denoncoi aq shumë në çadër, siç ishin droga, krimi, koncesionet, etj., ku deri më tani nuk është dëgjuar të sulmojë në asnjë fjalë kryeministrin Edi Rama.

Mjaftoi një shtrëngim duarsh me kryeministrin Edi Rama dhe gjithçka u la në harresë, madje u braktisën dhe demokratët e vërtetë, vlerat dhe simbolet e PD.

E njëjta gjë ndodhi gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit dhe po rishfaqet sërish në strukturat e PD. Në të gjitha fjalimet e tij, Lulzim Basha përpiqet të japë vetëm një argument, ?m?i blenë votat, m?i kishin blerë më parë?.

Kreu demokrat ka harruar të flasë sërish, siç harroi në fushatë, për drogën, krimit, koncesionet, që në fakt duhet të jenë pikat kryesore të një lideri opozitar.

Luli nuk po ndez shpirtrat e demokratëve, por po shkon në takime si i ngrirë, iu tregon përralla që po dëmtojnë më tej PD-në. Demokratët në bazë po shohin çdo ditë përballë tyre një individë që jo vetëm i ka çuar në humbje, por që është simboli i gënjeshtrës dhe i paaftë të kuptojë realitetin. Duket kaq qesharak, si një kalama që rrihet në rrugë dhe kthehet në familje duke qarë ?më rrahën?.

Lulzim Basha po përpiqet të justifikojë dhe mbrojë veten e tij, me qëllimin e vetëm për të mbajtur karrigen edhe për katër vitet e ardhshme. Ai po fshihet pas marrëveshjes me Ramën, duke harruar të gjitha zullumet e qeverisjes së tij vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen e pushtetit./CityNews

Lajmet e fundit nga