LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Disfata e PD në zgjedhje/Të gjitha shifrat krahasuese

10 Korrik 2017, 14:31, Aktualitet CNA

Partia Demokratike pësoi një rezultat katastrofik në zgjedhjet e 25 qershorit. Nën drejtimin e Lulzim Bashës, PD njohu humbjen më të thellë që nga themelimi i saj. Një rezultat i tillë nuk u shënua as në vitin famëkeq të 1997, kur PD ishte në ditët e saj më të zeza.

Zgjedhjet e 25 qershorit ishin prova e parë e Lulzim Bashës për të treguar rezultatin e udhëheqjes së tij 4-vjeçare të selisë blu. Në fakt, rezultati ishte katastrofik për PD-në dhe tregoi hapur paaftësinë e Bashës për të drejtuar.

Një periudhën 4-vjeçare, Lulzim Basha luftoi me mish e me shpirt për të ruajtur karrigen e tij dhe për partinë që drejtoi, çoi në përçarje dhe jo në bashkim, shkatërroi bazën dhe strukturat e PD, çorganizoi në vend të organizmit, dhe në fund fare hartoi një listë personale të kandidatëve për deputetë, me të cilën krijoi një pakënaqësi të thellë te qytetarët.

Të gjitha këto e çuan PD, të cilës Basha i zhduku jo vetëm vlerat dhe simbolet, por edhe emrin, duke e quajtur ?Republika e Re?, në një humbje dramatike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

CityNeës iu solli të detajuara rezultatet e Bashës në disa nga qarqet kryesore, për të cilat do mbahet mend me rënien drastike që pësoi. Ai doli i humbur edhe aty ku fitoi, pasi krahasuar me zgjedhjet e 2013 PD-së i mungonin pothuajse gjysma e votave. Të tillë ishin qarku i Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Korçës dhe shumë të tjerë, në të cilët PD preku për herë të parë minimumin e votave.

Në grafikuan, që po e sjellim sërish më poshtë, duket qartë se Partia Demokratike është me rënie në të gjitha qarqet e vendit, krahasuar me vitin 2013. Pra, Lulzim Basha nuk mundi të ruante as votat e 2013 dhe jo më të siguronte të tjera shtesë.

Një tjetër detaj mjaft i rëndësishëm është edhe fakti se Basha mori pjesë në zgjedhje në koalicion me aleatët, ndërsa Partia Socialiste e Edi Ramës ishte e vetme dhe sërish ka një rezultat befasues rritës.
Megjithë zullumet e qeverisjes 4-vjeçare, duke përmendur këtu disa nga më kryesorët që i ka evidentuar shpesh edhe Basha në çadër, por që i harroi pas marrëveshjes me Ramën, siç janë droga, krimi, koncesionet në shëndetësi, etj., kryeministri mori mandatin e dytë, me një fitore historike.

Pra, asnjë nga problematikat e mësipërme nuk e pengoi Ramën të korrte i vetëm një super fitore, duke lënë në baltë Bashën, i cili me paaftësinë e tij e çoi PD-në drejt rrënimit.

Ai vijoi dëmtimin e PD edhe pas rezultatit dramatik në zgjedhje, ku në vend që të jepte dorëheqjen dhe të largohej kokëulur, doli paturpësisht para demokratëve duke kërkuar një mandat të dytë për t?i drejtuar ata./CityNews

Lajmet e fundit nga