LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panik në Tepelenë/Një zjarr i madh rrezikon spitalin dhe një pjesë të qytetit

9 Korrik 2017, 21:05, Aktualitet CNA

Një zjarr i përmasave të mëdha është raportuar këtë mbrëmje në afërsi të qytetit të Tepelenës, i cili po rrezikon edhe jetën e njerëzve.

Mësohet se nga zjarri po përhapet më shpejtësi dhe rrezikohet lagjja ?15 shtatori?, spitali dhe depot e ujit.

Për shuarjen e zjarrit kërkohet ndërhyrje me helikopter, pasi është terreni i vështirë. Vatra e zjarrit është në Kodrën mbi qytet dhe po zbret me shpejtësi drejt qytetit.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Në terren janë shërbimet e Emergjencave Civile dhe kryetari i bashkisë./CityNews

Lajmet e fundit nga