LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mos e humbisni!/Një mësim i velfshëm për të gjithë dështakët

9 Korrik 2017, 20:36, Aktualitet CNA

Historia mund të jetë e shkruar nga fituesit, por ne injorojmë humbësit. Të paktën, kjo është ajo që Muzeu i Dështimit në Suedi përpiqet të na mësojë.

Duke shfaqur rreth 80 shembuj të produkteve, bizneseve dhe ideve të dështuara – nga “Coke II” e Coca Cola tek famëkeqja Sony Betamax – muzeu i sapo hapur feston idetë më famëkeqe të historisë moderne.

Veç ekspozimit të dështimeve të harruara, Dr. Samuel West themeluesi i këtij muzeu, është në një mision për të na ndihmuar të mësojmë nga gabimet tona.West, një psikolog klinik dhe organizativ i cili ngriti muzeun pasi u lodh së dëgjuari ?histori suksesi?, thotë se kuptimi i dizajnit të keq mund të jetë më i vlefshëm se sa promovimi i dizajnit të mirë.

“Si shoqëri, ne e përlëvdojmë suksesin dhe e demonizojmë dështimin”, tha ai.”Ose ne flasim vetëm për dështimet nëse ato më vonë çojnë në sukses, por shumica e tyre nuk e bëjnë këtë, ato vetëm mbarojnë si dështime.

“Gjithsesi këto dështime janë një mundësi fantastike për të mësuar.”/CityNews

Lajmet e fundit nga