LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI i “shpall luftë” analistit kosovar/E krahason me anëtarët e ISIS!

9 Korrik 2017, 13:57, Aktualitet CNA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ?shpërthyer? me akuza ndaj analistit kosovar, Baton Haxhiu, i cili në një shkrim të fundit mbi situatën politike në Shqipëri paralajmëronte ditë të këqija për LSI.

I menjëhershëm dhe mjaft i ashpër ka qenë reagimi, ku mbështetësit të kësaj force politike, Yli Dylgjeri, e krahason Baton Haxhiun me kërcënuesit e anëtarëve të ISIS.

Duke sjellë në vëmendje mesazhet kërcënuese të dy shqiptarëve nga Kosova, mbështetës të ISIS, për shqiptarët, Dylgjeri shkruan se një parashikim tjetër i zi erdhi dhe nga gazetari Baton Haxhiu.

Ja reagimi i Dylgjerit:

Baton Haxhiu apo Abu Batoni?
Seksioni i medias së ISIS, 6 muaj më parë, solli përmes dy shqiptarëve të Kosovës Abu Muqatil-i dhe Abu Bilqisi një kërcenim për shqiptaret në Shqipëri, Kosove dhe Maqedoni.
Dje, një parashikim tjetër i zi, i vjen shqiptareve përmes shtypit vendas nga gazetari kosovar Baton Haxhiu. Edhe pse ende nuk dimë në e ka marrë pseudonimin Abu, në shkrimin e fundit Batoni i bën me dije antarsisë së LSI-së, një partie politike shqiptare, se një situatë e keqe do tu vij në ditët që vijnë. Arsyeja duket e përafërt me kërcënimin e antarëve të ISIS. Antarët dhe simpatizantet e LSI në këto zgjedhje adhuruan zota të tjerë…/CityNews

Ja si i kërcënonin dy Abu-të 6 muaj më parë shqiptarët:

Lajmet e fundit nga