LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla “pickon” LSI/ S’bëjmë më aleanca me partitë e vogla!

9 Korrik 2017, 11:30, Aktualitet CNA

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorë të Njësisë Administrative Bardashesh, për të diskutuar mbi problematikat e kësaj zone.

Përveç të tjerash, në fjalën e tij ai nuk harroi të ?thumbonte? edhe partinë me të cilën bashkëqeverisën për 4 vite, LSI. Duke e etiketuar LSI si një parti të vogël, Balla u shpreh se tashmë nuk do të ketë më aleancë me partitë e interest të vogël, por vetëm me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi.

“Ne e kemi lexuar votën e 25 Qershorit si një votë KuqeZi dhe po KuqeZi do të qeverisim në këto 4 vite.  Tashmë jo në aleancë me partitë e interesave të vogla, por në aleancë dhe bashkëqeverisje me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi. Është hera e parë pas 25 vitesh, që pas përfundimit të zgjedhjeve deputeti bashkë me kryetarin e bashkisë dhe me autoritete të tjera rikthehen përsëri në takime me njerëzit, për të identifikuar prioritetet kryesore të cilat ne mendojmë se duhen adresuar?, tha ai./CityNews

Lajmet e fundit nga