LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anëtari i kryesisë të PD/ Basha të dorëhiqet dhe të shtyjë datën e zgjedhjeve

9 Korrik 2017, 12:04, Aktualitet CNA

Genti Malkon publiku i gjerë nuk e njeh. Por strukturat e Partisë Demokratike e njohin shumë mirë! Ai ka filluar të militojë në PD në vitin e mbrapshtë ’97 dhe ka pasur një karrierë politike brenda PD-së nga anëtar i thjeshtë deri te anëtar i kryesisë aktualisht, si shef i departamentit të pronave.

Në fakt në vijën e parë të drejtimit politik të PD-së e nxori Lulzim Basha. Genti Malko ka qenë një nga njerëzit më të besuar të tij.

Në këtë intervistë Genti Malko tregon pse u zhgënjye prej kryetarit Basha, aq sa t’i kërkojë dorëheqjen. Genti Malko është ai që përpiloi mocionin për analizën e humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit dhe shtyrjen e datës për zgjedhjen e kryetarit, mocion që u votua pro nga 11 anëtarë të kryesisë së PD-së, përfshirë atë vetë, u votua kundër nga 14 të tjerë, ndërkohë që 20 anëtarë të kryesisë abstenuan.

A është Genti Malko mosmirënjohës ndaj Bashës? Shikoni këtë intervistë të plotë, që të krijoni një mendim tuajin./CityNews

Lajmet e fundit nga