LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Torturuan dhe mashtruan gjirokastritin prej vitesh/Ndalohen më në fund 2 autorët, emrat

8 Korrik 2017, 08:04, Aktualitet CNA

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona të akuzuar për mashtrim.

Nën veprën penale ?Mashtrim?, janë arrestuar shtetasit, Jani (Juljan) Zhupa, 38 vjeç, dhe Arbër Zhupa, 33 vjeç, të dy banues në Memaliaj ishin shpallur në kërkim. Gjykata ndaj tyre kishte shpallur arrest me burg.

Këta dy shtetas nga viti 2009 e në vijim, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 15 000 000 lekë, shtetasit E.K, banues në Gjirokastër.

E.K., është tentuar të merret peng nga persona të paidentifikuar në vitin 2014, ndërsa babai i tij është plagosur në 2012-ën, por autorët nuk janë zbuluar ende./CityNews

Lajmet e fundit nga