LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama thirrje të gjithë qytetarëve/ Më tregoni emrat e drejtuesve të administratës që janë sjell keq me ju

8 Korrik 2017, 18:14, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama, pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit, ka ftuar çdo qytetar që të kontribuojë në qeverisje duke dhënë ide për përmirësime.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i ka bërë thirrje të gjithëve që të ndajë me të eksperiencat negative nëpër zyrat e shtetit.

Sipas tij, nëse duam që të qeverisim së bashku, duhet të bashkëpunojmë, ndaj mos hezitoni të ngrini zërin.

?EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE

Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t’i isha falenderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu. Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma.

Për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme është shumë e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm, të ngrejë zërin kur del i pakënaqur apo, ende më keq, i fyer nga një zyrë shteti. Platforma e Bashkëqeverisjes SHQIPERIA QE DUAM, e cila do t’ju jepet për gjykim në formë paraprake në fillim të javës, do të sigurojë lidhjen tuaj direkte me kabinetin qeveritar, edhe për rastet e eksperiencave negative në zyrat e shtetit.Komentet tuaja në këtë postim, na ndihmojnë shumë për të nxjerrë një raport të veçantë për grupin që po punon për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.

Faleminderit dhe mos ngurroni ju lutem? shkruan Edi Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga