LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundojnë bisedimet e G20/ Merkel “qorton” rëndë Trump

8 Korrik 2017, 17:12, Aktualitet CNA

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbylli takimin G20 në Hamburg me një qortim ndaj qëndrimit të presidentit amerikan  Donald Trump mbi ndryshimet klimaterike.

Udhëheqësit botërorë kanë hasur një ngërç për shkak të qëndrimeve gjithnjë e më shumë izoluese të Shteteve të Bashkuara dhe politikave mbi ndryshimet klimatike dhe tregtare të Trump. Merkel e bëri të qartë se bisedimet me SHBA nuk kishin qenë të lehta.

“Për fat të keq – dhe e urrej ta them këtë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës braktisën marrëveshjen për klimën, ose më saktë shpallën synimin e tyre për ta bërë këtë”, tha Merkel, ndërsa mbylli samitin dhe paraqiti një deklaratë të G20.

Ajo tha se 19 anëtarët e tjerë të G20, që përfshin Bashkimin Evropian, ranë dakord se marrëveshja e Parisit ishte e pakthyeshme dhe se ata  do të mbeten të përkushtuar ndaj saj./CityNews

Lajmet e fundit nga