LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata merr vendimin për korçarin që abuzonte me vajzën e tij/ Familjarët kundërshtojnë

8 Korrik 2017, 15:04, Aktualitet CNA

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 36-vjeçarin, Edison Shuli, i cili u akuzua nga bashkëshortja e tij se abuzonte në mënyrë të përsëritur me vajzën e tyre 5-vjeçare.

Por, nga ana tjetër pridnërit e Edisonit e kundërshtojnë këtë vendim pasi sipas tyre, të gjitha akuzat janë të pavërteta.

Ata kanë thënë se djali i tyre kishte marrëdhënnie shumë të mira me të dy fëmijët e tij dhe ngrenë akuza të rënda për prindërit e nuses.

Sipas tyre, vajza është abuzuar kur ishte në Librazhd tek prindërit e nuses dhe mohjnë të kenë parë shqetësime tek e vogla gjatë kohës kur për të kujdeseshin ata.

?Akuzat ndaj djalit tonë janë të pavërteta. Ne kujdeseshim për fëmijët dhe nuk kemi parë shqetësime tek vajza. Nëse vajza është abuzuar, kjo ka ndodhur në Librazhd e jo tek ne. Kemi dashur të kallëzojmë nusen dhe të atin e saj. policia nuk e ka pranuar kallëzimin tonë?, thonë prindërit e 36-vjeçarit.

Apeli që kanë ata është vetëm të zbardhet e vërteta.

Edison Shuli u arrestua pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila e akuzoi se abuzonte me vajzën e tij të mitur. 36-vjeçari u akuzua edhe për dhunë fizike nga bashkëshortja e tij, e cila pas ngjarjes u largua nga banesa./CityNews

 

Lajmet e fundit nga