LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 gjëra që shitësit e rrobave nuk na e thonë kurrë

8 Korrik 2017, 21:00, Aktualitet CNA

Zakonisht dyqanet e rrobave bëjnë truqe për të na bërë të shpenzojmë më shumë. Më poshtë po iu tregojmë disa nga truqet që shitësit e rrobave nuk na i tregojnë kurrë;

Zbritjet u japin më shumë benefite dyqanit se sa konsumatorit.

Uljet iu bëjnë të bleni gjëra që me çmimin e parë nuk do ta blenit kurrsesi. Jo të gjithë i rezistojnë tundimit për të blerë rroba me ulje. Dyqanet mund të shpallin se kanë ulje deri në 70 % por në momentin që hyni në dyqan vini re që vetëm një artikull ka atë përqindje ulje të tjerat vazhdojnë të jenë po njësoj.

Masa të njëjta mund të jenë shumë të mëdha ose shumë të vogla varësisht prodhuesit.

Marka të ndryshme rrobash kanë masa të ndryshme standarde. Prandaj, mund t?iu vijë e ngushtë një masë e madhe ose një veshje tjetër mund t?iu vijë e gjerë një masë e vogël, kjo varet nga marka. Disa dyqane i heqin numrat e masave në mënyrë që t?i blini më lehtë.

Bashkëpunimi me një dizenjues të famshëm nuk garanton cilësi.

Markat e mëdha ndonjëherë krijojnë rroba të bëra me dizajnerë të njohur. Qëllimi i tyre është që konsumatorët të paguajnë më shumë për sendet ekskluzive. Megjithatë, e vetmja gjë ekskluzive për ta është edicioni i tyre i kufizuar dhe cilësia e veshjeve të tilla nuk është më e mirë se pjesa tjetër e rrobave.

Seksioni i shitjes duket në mënyrë të çrregullt me qëllim

E keni vënë re se si rrobat e tjera në dyqan janë të mirëorganizuara ndërsa seksioni i shitjeve është i çregullt? Kjo është bërë me qëllim për t?i bërë konsumatorët të ndihen të lumtur që gjetën një veshje shumë të bukur mes atij grumbulli të madh dhe nxitojnë ta blejnë menjëherë.

Kimikate të dëmshme përdoren në prodhimin e rrobave.

Edhe nëse një artikull është quajtur “100% natyral”, mund të jetë ende e rrezikshme për shëndetin tuaj. Prodhimi i rrobave përfshin kimikate që nuk mund të identifikohen pa testimin e duhur të laboratorit. Disa substanca të dëmshme ndihmojnë në realizimin e dëshirës së një dizajner në lidhje me ngjyrën ose përbërjen e sendit, ndërsa të tjerët mbrojnë rrobat nga insektet dhe myku. Gjithmonë lani rroba të reja para se t’i veshni ato. Kjo do të zvogëlojë sasinë e kimikateve të rrezikshme dhe do t’ju mbajë të sigurt në rast se një infeksion ka mbetur nga ndonjë klient i mëparshëm që e ka provuar atë.

Artikujt të ngjashëm kushtojnë njëlloj si ato të bëra me pëlhura natyrale

Prodhuesit shpesh i rrisin çmimet e rrobave të ngjashme me ato origjinalet në mënyrë që t?i nxisin konsumatorët të blejnë sende të shtrenjta të bëra nga pëlhura natyrore.

Konsumatori mendon se një bluzë pambuku ose leshi nuk është aq e shtrenjtë në krahasim me atë të ngjashmen dhe e blen pau menduar gjatë.

Rrobat e stilistëve janë me cilësi më të ulët se sa artikujt e tjerë në dyqan.

Duke u përpjekur për të kursyer para shumë njerëz mund të shkojnë te seksioni i stilistëve të rrobave për t?i blerë ato. Megjithatë, rrobat dhe paisjet që janë në atë seksion mund të na duket sikur janë nga koleksionet e stilistit. Markat Lux shpesh i bëjnë sendet nga materialet e lira, sidomos në dyqane për të marrë të ardhura nga ata që nk mund të përballojnë blerjen e rrobave në dyqane të shtrenjta.

Mallra me cilësi të dobët.

Prindërit tanë na kanë lënë gjëra që ne mund t?i veshim ende. Rrobat e sotme, megjithatë, shpesh janë me cilësi të dobët: material i keq, imazhet e shtypura keq, pajisje të lira plastike etj. Ky është pikërisht qëllimi i prodhuesve: të bëjmë gjëra të shpejta dhe të lira në mënyrë që t’i blejmë më shpesh.

 Trendet e modës ndryshojnë çdo javë.

Kohët kur kishte vetëm dy sezone, pranverë / verë dhe vjeshtë / dimër, janë zhdukur me erën. Prodhuesit e rrobave moderne kanë marrë mikrotrend. Artikuj të rinj në modë shfaqen në dyqane pothuajse çdo javë, kështu që ju doni më shumë dhe shpenzoni më shumë./CityNews

Lajmet e fundit nga