LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama mbledh me urgjencë strukturat e policisë/Të pamëshirshëm me kë shkel ligjin

7 Korrik 2017, 11:05, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeministri strukturat e policisë, ku është diskutuar fenomeni i kultivimit të drogës në vend dhe si t’i jepet fund.

Teksa e pranon se disa punonjës të policisë kanë qenë të përfshirë në këto raste, Rama thotë se kjo nuk do të tolerohet.

Kryeministri i ka kërkuar kreut të Policisë së Shtetit ndëshkim maksimal për çdo efektiv që shkel ligjin e bëhet palë me krimin.

?Është i njohur tashmë qëndrimi i punonjësve të policisë ndaj këtij fenomeni. Disa kanë qëndruar pasiv në rastin më të mirë, e disa janë përfshirë në rastin më të keq. Në disa zona të vendit janë konstatuar raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe nëse këto raste përsëriten në këto zona, bëjnë përgjegjës ata që kanë për detyrë të luftojnë fenomenin. I them kreut të Policisë së Shtetit që të tregohet i pamëshirshëm me ata që shkelin ligjin dhe mbyllin sytë ndaj fenomenit?, u shpreh kryeministri Rama.
Kreu i Qeverisë thotë se brenda këtij viti synohet t?i jepet fund këtij fenomeni.

?Jemi zotuar që këtë vit do të shkruhet fjala FUND në historinë e gjatë të kultivimit të kanabisit në shkallë të gjerë dhe ky zotim do të mbahet me se s?bën për #SHQIPËRINËQËDUAM??????, shkruan kryeministri Rama, teksa transmeton live takimin, në rrjetin social ?Facebook?.

I pranishëm në këtë takim, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka folur për strategjinë për asgjësimin e kanabisit.

A tha se parashikohen ndëshkime të rënda për ata punonjës të policisë që kapen në shkelje të ligjit.

?Integriteti i policit është baza ku kemi ngritur punën. Kemi konstatuar efektivë në shkelje të ligjit. Jemi të vendosur të ndëshkojmë secilin prej tyre. Dua të shpreh falënderim për policinë italiane për kontributin që ka dhënë në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike?, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako./CityNews

Lajmet e fundit nga