LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta nuk bëhet President po u bojkotua seanca/Ja kujt i kalojnë kompetencat

7 Korrik 2017, 07:14, Aktualitet CNA

Juristi i njohur, Sokol Hazizaj, ka folur për betimin e Presidentit të ri, Ilir Meta, më 24 korrik. Hazizaj bën një deklaratë të fortë, në një prononcim për ?Sot?, teksa thotë se Ilir Meta nuk e merr dot detyrën e Presidentit, nëse bojkotohet seanca.

?Nëse Kuvendi nuk mblidhet për të kryer apo për të konsumuar aktin formal në përputhje me Kushtetutën për betimin, pengohet qëllimi i mandatit të presidentit të zgjedhur. Dispozitat kushtetuese vërtet ndërpresin mandatin e presidentit ekzistues, duke e lënë vakum nëpërmjet aktit formal të betimit, pra duke mos lejuar presidentin të ushtrojë aktin formal betimin, por sot jemi para një natyre tjetër?, u shpreh Hazizaj.

Më tej, juristi sqaron se nëse Meta nuk bëhet President i takon Kreut të Kuvendit të marrë kompetencat e Kreut të Shtetit. Në shtator Kryetar Kuvendi do të jetë Gramoz Ruçi, dhe për këtë Hazizaj shprehet se më pas i takon Ruçit të marrë kompetencat e kreut të shtetit derisa të nisin procedurat nga e para për zgjedhjen e Presidentit të ri.

?Për shkak të ndërprerjes së mandatit të presidentit aktual në datë 24 dhe në rast të moskonfirmimit formal të betimit të presidentit të ri, Meta e ushtron detyrën e presidentit si kryetar i Kuvendit. Kushtetuta ka parashikuar rastet e ndërprerjes së mandatit dhe rastet e përfundimit të mandatit të presidentëve të mandatar për shkak të betimit dhe të përzgjedhur nga Kuvendi më parë. Gramoz Ruçi ngarkohet si kryetar Kuvendi me mandatin e ri të Parlamentit, që fillon në shtator. Në rastin konkret kur presidenti i republikës vjen si kryetar Kuvendi, detyrën e ushtron deri në fund të këtij mandati në shtator me kryetarin apo nënkryetarin e Kuvendit. Presidentit të ri pas datës së betimit i takon dekretimi i datës së mbledhjes së Kuvendit. Nëse ai nuk ushtron detyrën është gjë tjetër?, u shpreh Hazizaj./CityNews

Lajmet e fundit nga