LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet dokumenti/Ja si do spastrohen institucionet nga nëpunësit e LSI

6 Korrik 2017, 12:27, Aktualitet CNA

Administrata publike shumë shpejt do të përfshihet nga një reformë thelbësore. Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ka nisur lëvizjet, ndërsa duket se dhe vetë institucionet janë në gatishmëri. Shefi i qeverisë ka premtuar largimin e militantëve nga administrata publike, ku më të rrezikuarit janë njerëzit e LSI. Por duket se qeveria këtë gjë e ka menduar që disa kohë më parë, sepse fshesa do nisë shumë shpejt. Sot, Departamenti i Administratës Publike do të zhvillojë një konferencë, pikërisht për reformimin e administratës, në të do të bëhet një pasqyrë e situatës aktuale, ndërsa më pas do hidhen piketat e asaj që do të ndodhë gjatë 4 viteve në vijim.

Interesant është fakti se do ketë asistencë nga 60 ekspertë të huaj. ?Objekti parësor i konferencës do të jetë identifikimi i rezultateve kryesore të arritura në kuadrin e projektit të binjakëzimit dhe prioritetit të pritshmërive afatmesme për të ardhmen. Bazuar në eksperiencën dhe rekomandimet e më shumë se 60 ekspertëve të përfshirë në projekt nga Franca, Italia, Polonia, Austria, etj. Ata do të prezantojnë elementet thelbësore të një administrate të mirë siç janë besueshmëria e shërbimit civil, transparenca e procedurave, karriera progresive, menaxhimi i burimeve njerëzore dhe roli i institucioneve kryesore të përfshira në administratën publike. Gjithashtu diskutimi do të fokusohet dhe në rëndësinë e kuadrit ligjor, kryesisht në Ligjin e Nëpunësit Civil, Kodin e Procedurave Administrative, si dhe tek nevoja për të ngritur dhe fuqizuar kapacitetet brenda administratës shtetërore shqiptare?, thuhet në njoftimin e DAP.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë militantët do largohen nga detyra. Sa i takon shërbimit civil, procedurat do jenë më të vështira. Por reformimi i administratës do të vijojë. Projekti në fjalë nisi në 2015 me ndihmën e BE dhe deri më tani pati disa arritje. Por duket se kjo reformë do të vijojë dhe spastrimet do prekin edhe shërbimin civil. Në konferencë do flasin të gjithë ekspertët dhe do hidhen piketa për një reformë afatmesme në shërbimin civil. Pra e gjitha administrata do preket nga reforma dhe kushdo që është punësuar politikisht dhe nuk ka arsimin dhe aftësitë e nevojshme do largohet.

Pastrimi i administratës

Gjatë fushatës, kryeministri e kishte në qendër të fjalës së tij reformimin e administratës publike. Kryeministri Edi Rama të hënën mblodhi deputetët dhe kryebashkiakët ku iu dha udhëzime të qarta për të larguar çdo militant nga administrata, ku më të rrezikuarit janë njerëzit e LSI dhe më pas ata të PDIU. Qeveria ka ngritur një grup pune, i cili gjatë gjithë këtij muaji do kryejë verifikime në terren për të parë se cilët njerëz ka punësuar LSI dhe kush duhet të largohet dhe kush jo. Por sipas burimeve, aktualisht një pjesë e madhe e punonjësve të LSI janë identifikuar. Të gjithë krerët e bashkive të PS kanë bërë gati listat me njerëzit e LSI të punësuar në qytete, duke përfshirë vetë bashkinë dhe të gjitha drejtoritë.

Listat në fjalë janë hartuar që gjatë fushatës, ndërsa tani këta individë do të verifikohen për punën e tyre. Ditë më parë nisën largimet në Shkodër dhe në Korçë, ndërsa në ditët në vijim do nisin në të gjitha drejtoritë dhe bashkitë që drejtohen nga PS. Nga ana tjetër, të vetmet institucione që do i mbeten LSI janë bashkitë e drejtuara prej saj. Gjatë fushatës, kryeministri e kishte në qendër të programit të tij reformimin e administratës dhe të hënën ai e paralajmëroi se nuk do qëndrojë në detyrë askush që nuk plotëson kriteret. Ai e cilësoi LSI si një kancer që ka mbërthyer administratën, ndërsa dhe gjatë fushatës e akuzoi se ka bërë batërdi me punësimet në administratë.

Administrata publike shumë shpejt do të përfshihet nga një reformë thelbësore. Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ka nisur lëvizjet, ndërsa duket se dhe vetë institucionet janë në gatishmëri. Shefi i qeverisë ka premtuar largimin e militantëve nga administrata publike, ku më të rrezikuarit janë njerëzit e LSI. Por duket se qeveria këtë gjë e ka menduar që disa kohë më parë, sepse fshesa do nisë shumë shpejt. Sot, Departamenti i Administratës Publike do të zhvillojë një konferencë, pikërisht për reformimin e administratës, në të do të bëhet një pasqyrë e situatës aktuale, ndërsa më pas do hidhen piketat e asaj që do të ndodhë gjatë 4 viteve në vijim. Interesant është fakti se do ketë asistencë nga 60 ekspertë të huaj. ?Objekti parësor i konferencës do të jetë identifikimi i rezultateve kryesore të arritura në kuadrin e projektit të binjakëzimit dhe prioritetit të pritshmërive afatmesme për të ardhmen. Bazuar në eksperiencën dhe rekomandimet e më shumë se 60 ekspertëve të përfshirë në projekt nga Franca, Italia, Polonia, Austria, etj. Ata do të prezantojnë elementet thelbësore të një administrate të mirë siç janë besueshmëria e shërbimit civil, transparenca e procedurave, karriera progresive, menaxhimi i burimeve njerëzore dhe roli i institucioneve kryesore të përfshira në administratën publike.

Gjithashtu diskutimi do të fokusohet dhe në rëndësinë e kuadrit ligjor, kryesisht në Ligjin e Nëpunësit Civil, Kodin e Procedurave Administrative, si dhe tek nevoja për të ngritur dhe fuqizuar kapacitetet brenda administratës shtetërore shqiptare?, thuhet në njoftimin e DAP. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë militantët do largohen nga detyra. Sa i takon shërbimit civil, procedurat do jenë më të vështira. Por reformimi i administratës do të vijojë. Projekti në fjalë nisi në 2015 me ndihmën e BE dhe deri më tani pati disa arritje. Por duket se kjo reformë do të vijojë dhe spastrimet do prekin edhe shërbimin civil. Në konferencë do flasin të gjithë ekspertët dhe do hidhen piketa për një reformë afatmesme në shërbimin civil. Pra e gjitha administrata do preket nga reforma dhe kushdo që është punësuar politikisht dhe nuk ka arsimin dhe aftësitë e nevojshme do largohet. Pastrimi i administratës Gjatë fushatës, kryeministri e kishte në qendër të fjalës së tij reformimin e administratës publike. Kryeministri Edi Rama të hënën mblodhi deputetët dhe kryebashkiakët ku iu dha udhëzime të qarta për të larguar çdo militant nga administrata, ku më të rrezikuarit janë njerëzit e LSI dhe më pas ata të PDIU.

Qeveria ka ngritur një grup pune, i cili gjatë gjithë këtij muaji do kryejë verifikime në terren për të parë se cilët njerëz ka punësuar LSI dhe kush duhet të largohet dhe kush jo. Por sipas burimeve, aktualisht një pjesë e madhe e punonjësve të LSI janë identifikuar. Të gjithë krerët e bashkive të PS kanë bërë gati listat me njerëzit e LSI të punësuar në qytete, duke përfshirë vetë bashkinë dhe të gjitha drejtoritë. Listat në fjalë janë hartuar që gjatë fushatës, ndërsa tani këta individë do të verifikohen për punën e tyre. Ditë më parë nisën largimet në Shkodër dhe në Korçë, ndërsa në ditët në vijim do nisin në të gjitha drejtoritë dhe bashkitë që drejtohen nga PS. Nga ana tjetër, të vetmet institucione që do i mbeten LSI janë bashkitë e drejtuara prej saj. Gjatë fushatës, kryeministri e kishte në qendër të programit të tij reformimin e administratës dhe të hënën ai e paralajmëroi se nuk do qëndrojë në detyrë askush që nuk plotëson kriteret. Ai e cilësoi LSI si një kancer që ka mbërthyer administratën, ndërsa dhe gjatë fushatës e akuzoi se ka bërë batërdi me punësimet në administratë./SOT

10:53 Aktualitet

Timonieri i PD-së

Demokratët dolën me një rezultat katastrofik nga zgjedhjet e...

Lajmet e fundit nga