LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Spektakël” në plazh/Shkodrani grushte ish të dashurës

6 Korrik 2017, 06:45, Aktualitet CNA

Një i ri nga Shkodra duket se nuk e ka pranuar lehtë ndarjen nga e dashura. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin S. P., i cili dyshohet se në plazhin e Velipojës ka përndjekur dhe goditur me grushte ish të dashurën 18-vjeçare S. Y.

Mësohet se që nga momenti i ndarjes mes tyre, rreth një muaj më parë ai kishte nisur përndjekjen ndaj vajzës. Ku shkonte ajo, ai i vinte pas.

Gjatë ditës së djeshme, e reja kishte shkuar në plazh dhe ish i dashuri i saj i ka dalë përpara. Ai ka nisur të debatojë me të dhe ta rrahë, duke i thënë se nuk kishte për të qenë e askujt tjetër përveçse e tij. E reja pasi shpëtoi në duart e tij, prej ndërhyrjes së personave të rastit u drejtua në polici për denoncim, duke çuar në arrestimin e të riut./CityNews

Lajmet e fundit nga