LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kritika e ashpër e Shaban Memisë/Basha po linçon djallëzisht demokratët

6 Korrik 2017, 09:44, Aktualitet CNA

Ish-deputeti dhe një ndër funksionarët më jetëgjatë në Partinë Demokratike, Shaban Memia, ka komentuar me tone të ashpra situatën e krijuar në PD.

Në një intervistë për ?GSH?, Memia është treguar tepër kritikë ndaj kreut demokrat, Lulzim Basha, duke e quajtur linçimin e tij në PD pas humbjes së thellë në zgjedhje shumë djallëzor.

?Linçimi është shumë djallëzor, sepse nga njëra anë bëhet për të shmangur analizën dhe shkaqet e vërteta të humbjes. Pikërisht për këtë arsye kërkohet pak ndershmëri, për t?i parë të vërtetat në sy?, deklaroi Memia.

Më tej, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD ka folur dhe për mundësitë e riparimit të humbjes katastrofike që pësoi PD në zgjedhjet e 25 qershorit. Ish-deputeti sqaron se është jetike të fillohet nga shëndoshja e partisë, duke respektuar statutin e demokracinë e brendshme.

?Mendoj se është jetike të fillohet nga shëndoshja e partisë, duke u kapur fort pas pikave që na bashkojnë dhe jo pas atyre që na ndajnë, si dhe duke respektuar statutin e demokracinë e brendshme, e kjo pikë së pari në procesin zgjedhor partiak që kemi përpara. Për shembull, në zgjedhjet e vitit 2013, përveç deformimeve të tjera, në listën për Anëtar të Këshillit Kombëtar kanë konkurruar njëherësh nëna dhe vajza. Nuk janë të paktë demokratët që, pavarësisht këtyre fenomeneve, janë vetësakrifikuar për motive politike, nuk kanë bërë flirte me kundërshtarët, nuk kanë bërë presione, nuk kanë folur, por në rrethanat kur u mohohet e drejta për t?iu dhimbsur familja e tyre politike, e cila gjendet në ditën më të zezë që nga themelimi, tashmë radha është e tyre.

Unë jam kundër metodave të sekuritase (Shërbimet Sekrete Romune), të pëshpëritjes te veshi, sepse jam ithtar i institucioneve, metodave legale, dhe besoj te vlerat. Por demokratëve dhe shqiptarëve u kemi detyrim për të bërë opinion publik, pasi me heshtjen i kemi lënë demokratët në raport me njërën anë të medaljes. Vetëm duke respektuar statutin, rregullat dhe kriteret legale e transparente, partia bëhet më e fortë, konkurruese, sepse energjitë orientohen në vizione qeverisëse, në beteja me kundërshtarin, dhe rreshtimi partiak bëhet sipas rrathëve koncentrikë. Aristoteli (348-322 p.e.s), rreth 2500 vite më parë thoshte: Mik e kam Platonin, por më shumë mik kam të vërtetën? (Amicus Plato, sed magis amica verita). Kështu që, unë do të përpiqem të rrekem pas disa të vërtetave?, shton më tej ish-deputeti i djathtë./CityNews

Lajmet e fundit nga