LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedh një pendë dhe shiko çfarë thotë për ty

5 Korrik 2017, 20:53, Aktualitet CNA

Në psikologji, nënndërgjegjja është pjesë e ndërgjegjes që në fakt nuk është në vetëdijen kryesore.

Fjala ?nënndërgjegje? përfaqëson një version të vjetër të fjalës frënge ?subconscient? të përdorur nga psikologu Pierre Janet, i cili argumentoi se nën shtresat e funksioneve të mendimit kritik të mendjes së vetëdijshme, fshehët një vetëdije e fuqishme të cilën ai e quajti ?mendja e nënndërgjegjes?.

Funksioni i kësaj mendjeje është për të ruajtur dhe korrigjuar të dhëna. Puna e saj është që të sigurohet se ju përgjigjeni saktë ashtu siç jeni programuar, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kohës kur i mbushni 21 vjeç, mendja juaj është e mbushur me të dhëna më shumë sesa e gjithë enciklopedia ?Britannica?. Çdo person ka lloj të ndryshëm personaliteti.

Psikologjia ka tentuar t?i klasifikojë këto personalitete bazuar në parametra të veçantë. Bazuar në teorinë e ngjyrave dhe formave, një psikolog beson se të zgjedhësh një nga këto gjashtë pendë mund të zbulojë shumë rreth personalitetit tuaj.

Shikoni me kujdes këto gjashtë pendë, dhe zgjedheni njërën! Më pas lexojeni se çfarë thotë ajo për ju.

 

PENDA 1:

Ju jeni një person imagjinativ. Juve ju pëlqen përmirësimi i vetes tuaj dhe keni një karakter të fortë. Jeni një perfektionist dhe efikas, megjithatë, ndiheni keq kur diçka nuk del ashtu siç e keni pritur.

PENDA 2:

Mund të adaptoheni lehtë në çdo gjë. Mësoni shpejtë, por jeni pak të izoluar, gjë që ju pëlqen të mësoni gjithçka vetëm; megjithatë, njerëzit që të duan do të jenë gjithmonë aty për të të mbështetur, transmeton Gazeta Express.

PENDA 3:

Ju pëlqen të ndjeheni aktiv dhe keni shumë projekte, edhe pse është e vështirë për ty që të fokusohesh vetëm në një qëllim.

PENDA 4:

Ju pëlqen harmonia. Gjithmonë tentoni t?i ndihmoni të tjerët. Ju pëlqen që të rrethoheni me njerëz që të duan dhe që nuk e shikojnë vetëm interesin tek ti.

PENDA 5:

Jeni shumë kreativ dhe artistik, edhe pse nganjëherë nuk i besoni vetes ose aftësive tuaja, sepse frikësoheni nga dështimi.

PENDA 6:

Jeni i pavarur. Nuk vareni absolutisht në askënd dhe e dini se mund t?i arrini qëllimet vet; megjithatë, duhet të mësoheni se si t?i mbani miqësitë.

Lajmet e fundit nga