Connect with Us

“Tërmet” në 12 qarqet/Ja drejtoritë e LSI që do preken nga spastrimi, identifikohen emrat

Aktualitet

“Tërmet” në 12 qarqet/Ja drejtoritë e LSI që do preken nga spastrimi, identifikohen emrat

Publikuar

-

Qeveria e re e Edi Ramës pritet të nisë “furtunën” në administratë, ku më të rrezikuarit janë njerëzit e LSI. Gazeta “Sot” ka bërë një kërkim mbi drejtoritë që drejtohen nga LSI në 12 qarqet e vendit, prej ku rezulton se pjesa më e madhe e punonjësve tashmë janë identifikuar. Krerët e bashkive të PS kanë bërë gati listat me njerëzit e LSI të punësuar në qytete.

Largimet nisën që dy ditë më parë në Shkodër dhe Korçë, ndërsa në ditët në vijim do nisin në të gjitha drejtoritë dhe bashkitë që drejtohen nga PS.

Gjatë mbledhjes me deputetët e rinj të PS, Rama e cilësoi LSI si një kancer që ka mbërthyer administratën, ndërsa dhe gjatë fushatës e akuzoi se ka bërë batërdi me punësimet në administratë.
Për këtë, duket se vjeshta do sjellë tërmet në administratë, pasi të gjitha institucionet do preken nga reforma.

Qarqet që preken

Tirana është qarku kryesor, ku LSI ka pjesën dërrmuese të drejtorive. Sipas informacioneve, institucionet që do preken nga largimet janë: Posta Shqiptare; Hipotekat; KESH; Drejtoria e Transportit Rrugor; Shëndeti Publik; Autoriteti Rrugor; Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OST); Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare. Po ashtu në Tiranë janë dhe ministritë. LSI ka aktualisht Ministrinë e Transporteve, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Integrimit. Në të gjitha këto ministri do nisë vala e largimeve pasi të kenë ikur ministrat. Nga furtuna do preken dhe qytetet e tjera. Në Shkodër për shembull institucionet ku do ketë largime janë: Drejtoria e Patentave; Drejtoria e Rrugëve

LEXO EDHE:  LSI zbulon kush fshihet pas Arta Markut

Drejtoria e Hipotekës; Posta Shqiptare; Drejtoria e OST; Reparti i Zjarrfikësve; Pyjet dhe Bordi i Kullimit; Dega e AKU; Drejtoria e Transportit Rrugor, etj. Nëse shihen me kujdes të gjitha qarqet sektorët më të prekur janë: Drejtoritë e Bujqësisë, Drejtoritë e Pyjeve dhe të Kullimit, si dhe Drejtoria e Transportit. Po ashtu janë dhe Posta Shqiptare me KESH dhe OST. Në këto institucione do nisë furtuna dhe Rama ka paralajmëruar se nuk do ketë asnjë tolerim./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Një nga individët më kritikë në PD”/ Bylykbashi: Shqetësimet i ngre dhe diskutoj brenda partisë

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 25 vjeçarit në Ditën e Rinisë/ Bylykbashi tregon arsyet pse prokuroria nuk do e hetoj këtë krim

Ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi u shpreh se ai është një nga individët më kritikë për shumë vendime të Partisë Demokratike. Sipas tij, shqetësimet i ngre dhe diskuton brenda partisë , duke nisur kështu që nga djegia e mandateve si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Bylykbashi i ftuar në Absolut 4 thkesoi se fokusi është në faktimin e gjërave që kanë ndodhur në zgjedhjet e 25 Prillit.

Unë jam një nga individët më kritikë për shumë nga vendimet që janë marrë, por jam luajal gjithashtu. Shqetësimet i ngre brenda partisë, i diskutoj brenda dhe zbatojë edhe vendimet e partisë, duke nisur me djegien e mandateve, mos-hyrja në zgjedhje, e të tjera me radhë.

Kjo analizë nuk ndodh sot. Kjo analizë bëhet më mbrapa. Sot kemi për detyrë të faktojmë këto që kanë ndodhur që njerëzit të kuptojnë, a mos jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, ku zgjedhjet nuk kanë më rëndësi në Shqipëri. Nëse arrijmë në këtë konkluzion kemi mbyllur punë me demokracinë”, është shprehur Bylykbashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braktiset Salianji/ Nuk u votua as në fshatin e tij

Publikuar

-

Nga

Dështimi i Salianjit/ Nuk votohet as në vendlindjen e tij

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji dështoi, në mënyrën më spektakolare në zgjedhjet e 25 prillit duke regjistruar humbje në vendlindjen e tij, njësia administrative Gore, Bashkia Maliq.

Salianji ka humbur përballë kundërshtarit në vendlindjen e tij, ku PS arriti të marrë 445 vota, ndërsa PD 437. Salianjin nuk e votojnë as në fshatin e tij Lozhan në njësinë Gorë, Bashkia Maliq.

Fshati ku Salianji lindi, u rrit e votoi disa herë Salianji, e ka braktisur këtë të fundit. Salianji u braktis nga komuna që drejtoi babai i tij për tre mandate.

LEXO EDHE:  Hakmarrja ndaj LSI-së/ Kryeministri shkarkon vëllain e Luan Ramës

LEXO EDHE:  Lista e Monës/ Zbulohen 11 drejtuesit e LSI në qarqe

Rezultatet e dala nga KQZ tregojnë qartë që PD dështoi në shumë zona, të cilat mbaheshin edhe si bastione të djathta dhe duket se kandidatët e vendosur prej tij ishin shkak për disfatën e radhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tiranë, qytetari kërcënon se do të hidhet nga lartësia

Publikuar

-

Nga

Tiranë, qytetari kërcënon se do të hidhet nga lartësia

Një qytetar në Tiranë është duke kërcënuar se do të hidhet nga lartësia e një pallati pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po negocion me qytetarin që të tërhiqet nga kryerja e këtij  veprimi ekstrem.

“Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij. Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE