LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tenton të mbysë gruan me litar/Arrestohet lushnjari (Emri)

5 Korrik 2017, 10:34, Aktualitet CNA

Një 56-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Lushnjes, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje. Mësohet se shtetasit Feçor Biçaku ka tentuar të mbysë bashkëshorten me litar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në datën 04.07.2017, në shtëpinë e tij, për motive të dobëta, ka tentuar të mbysë me litar bashkëshorten e tij, shtetasen F.B, 52 vjeçe.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet e shtruar në spital në Tiranë në gjendje të rëndë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tìranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare ” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga