LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Selami flet për herë të parë takimin me Berishën/Zbulon bisedën dhe qëndrimin e ish kryeministrit

5 Korrik 2017, 19:31, Aktualitet CNA

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduart Selami i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Studio e Hapur? të Eni Vasilit, ka folur për herë të parë për takimin e djeshëm që ai ka zhvilluar me Sali Berishën.

Selami tha se dje ai te Berisha ka shprehur shqetësimin dhe optimizmin e tij për kandidaturën, por duket se Berisha nuk e ka ka shprehur pëlqimin e tij për këtë kandidaturë, apo për rikandidimin e Lulzim Bashës, pasi siç e pranoi sonte Selami, ai i ka thënë që do të jëtë neutral.

?Nuk di sa herë e kam takuar dhe e takoj në mënyrë të vazhdueshme. Diskutuam se si të dalim sa më të fortë. Unë i shpreha optimizimin tim dhe platformën time. Berisha tha që do të jetë neutral?, tha Selami./CityNews

Lajmet e fundit nga