LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi zbulon arsyen pse Basha nuk ikën nga zyra/Dalin në shesh prapaskenat dhe hiletë

5 Korrik 2017, 16:04, Aktualitet CNA

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili ka shallur publikisht kandidaturën e tij për kryetar të PD në një garë normale dhe të drejtë është sot i ftuar në ?AbcNews?

Gjatë intervistës, Patozi theksoi se Basha nuk largohet nga zyra e tij në selinë e Partisë Demokratike, si gjëja më e drejtë, pasi kërkon ta përdorë atë për të kontaktuar me këdo që ka ndikim te një grup demokratësh.

Konkretisht Patozi tha sot publikisht se Basha ka thirrur në zyrë, kryetarë degësh, njerëz që pak kohë më parë ?i ekzekutoi? duke u kërkuar që ta mbështesin dhe duke u dhënë premtime për të ardhmen.

“Ka thirrur kryetarët e degëve dhe gjithkënd. Çdo njeri që ka një çengel në PD dhe ka ndikim te një grup njerëzish në PD i ka thirrur të gjithë në zyrën e tij. Edhe njerëzit që ?i ekzekutoi? nga listat i ka thirrur në zyrë. Kjo është arsyeja pse Basha nuk largohet nga zyra e tij siç unë ia kërkova publikisht si gjëja më e drejtë”, tha ndër të tjera Patozi./CityNews

Lajmet e fundit nga