Connect with Us

Kryente vepra të trupshme me vajzën e tij/ Në pranga 36-vjeçari korçar

Aktualitet

Kryente vepra të trupshme me vajzën e tij/ Në pranga 36-vjeçari korçar

Publikuar

-

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 36-vjeçar. Sipas policisë, personi që ka rënë në pranga është shtetasi me iniciale P.SH, banues në Maliq.

Ai është kallëzuar nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se burri ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tyre 5-vjeçare.

Ajo gjithashtu ka thënë gjatë deklaratës se burri ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

LEXO EDHE:  Policia, terror në familjen e kreut të FRPD-së/ Këlliçi akuzon Sandër Lleshajn

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vepra të turpshme” dhe “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 108/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Menaxhimi i pandemisë/ Basha: Qeveria të zgjidhë qesen për mjekët, jo vetëm për incineratorët

Publikuar

-

Nga

Akuzat për fshehjen e numrit të viktimave / Basha: Ramës ju deshën dy ditë për t'u përgjigjur

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë, gjatë një takimi me disa mjekë.

Basha pretendon se zinxhiri i administrimit të pandemisë është në kolaps, ndërsa vijon të këmbëngulë se qeveria po manipulon numrin e viktimave.

Ai deklaroi se qeveria duhet të paguajë mjekët për punën që bëjnë dhe jo të dërgojë patra vetëm te incineratorët.

Kapacitetet hospitalizuese nuk janë vetëm shtretërit, por edhe aparaturat dhe ilaçet. Gjithë zinxhiri i administrimit të pandemisë në kolaps, manipulim i numrit të viktimave. I kam bërë thirrje Prokurorisë të hetojë prej 6 ditësh. Vijimi i manipulimit, për të fshehur dështimin e qeverisë. Mjekët asnjë faj.

Qeveria të zgjidhë qesen për mjekët, jo vetëm për inceneratorët. Nuk po investohet në kapacitetet e testimit. Situata po rrokulliset në formë orteku, çdo ditë e më e pamenaxhueshme. Përgjigjja e qeverisë ndaj rëndimit të situatës, fshehje e shifrave të vdekjeve”, u shpreh kreu i opozitës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Hap Kuvendin dhe mbyll universitetet”/ Vasili “shpërthen” ndaj Komitetit të Ekspertëve

Publikuar

-

Nga

“Hap Kuvendin dhe mbyll universitetet”/ Vasili “shpërthen” ndaj Komitetit të Ekspertëve

Ish deputeti i LSI, Petrit Vasili ka kritikuar Komitetin e Ekspertëve për vendimin e fundit për të lejuar seancën parlamentare të të enjtes në Kuvend dhe nga ana tjetër për të mbajtur ende mbyllur universitetet.

Përmes një postimi në rrjetin social, Vasili shkruan se hapja e Kuvendit ndërkohë që nuk lejohen me urdhër grumbullimet mbi 10 veta s’ka asnjë argument apo logjikë shkencore.

Ai thekson se Komiteti Teknik i Ekspertëve merr në mëngjes urdhërin e qeverisë dhe partisë, dhe në darkë e deklaron si urdhër për qytetarët.

Komiteti i Eksperteve(i Partise) mbyll Universitetet dhe hap Parlamentin!?

Dje Komiteti i Eksperteve vendosi qe Universitetet te vazhdojne on line pa afat sepse situata ishte renduar.

Sot po i njejti Komitet Ekspertesh lejon Parlamentin te beje seance plenare!

Kur parlamenti pezulloi seancat dite me pare ne 16 nentor rastet ishin 602 dhe humbjet e jetes ishin 8 raste, ndersa sot rastet jane mjaft me shume rreth 800 raste dhe humbjet e jetes 19 pra dy here e ca me e larte.

Pra rritja eshte realisht kritike dhe e rende!

Rritje 25% te rasteve te reja epidemiologjikisht fakt i rende dhe i pakalueshem dhe vdekjet rriten me mbi 200%.

Cfare argumente shkencore dhe teknike perdor ky Komitet Ekspertesh??

Asnje argument! Zero logjike shkencore! Zero analize objektive dhe te paanshme!

Thjesht marrin Urdherin e qeverise e te partise ne mengjes dhe e kthejne ne urdherin e Komitetit te Eksperteve”, shkruan Vasili./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topalli dhe Patozi me listë të përbashkët në zgjedhje/ Koordinatori i BD: Me PD jemi ndarë në koncept

Publikuar

-

Nga

“Patriark për Shqipërinë e disa gjeneratave”/ Patozi mesazh ngushëllimi për humbjen e Koço Devoles

Koordinatori i Bindjes Demokratike në një intervistë për RTSH-në ka folur për alternativën që së bashku me anëtarët e tjerë synojnë t’i ofrojnë Shqipërisë.

Patozi dhe ish-kryetarja e Kuvendi, Jozefina Topalli do të jenë në listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit. Koordinatori i  BD tha se e vetmja mënyrë që lejon kodi elektoral është një listë e përbashkët.

Ne synojmë të jemi alternativë e tretë për Shqipërinë dhe mundësisht të kemi një koalicion opozitar ku të bashkojë parti dhe lëvizje të ngjashme të cilët kanë si objektiv jo thjesht rotacionin e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit dhe Edi Ramës, por ndryshimin e politikbërjes në Shqipëri.

Ne mendojmë që kjo është një nevojë e shoqërisë shqiptare dhe nuk është vetëm ambicia politike e disa personave dhe duke qenë e tillë ne mendojë se do jemi një forcë qeverisë përcaktuese, ky është objektivi ynë.

Nuk na ndan asgjë. Kemi të drejtën e botës që të ruajmë nuancat dhe profilin që secili ka. Ne na bashkon një gjë e madhe. Kauza jonë e përbashkët është ndryshimi i politikbërjes në Shqipëri. Kemi të përbashkët dhe llogaritë elektorale, sepse kodi elektoral është i tillë që penalizon partirtë e reja. Ne në përgjigje të këtij kodi i cili është bërë qëllimisht nga partitë e vjetra, për të mos lejuar që në fushë të futen dhe lojtarë të rinj, ne e kemi detyrim të bashkojmë forcat dhe t’i lemë vetëm ata. Pra dy blloqet politike, PS në pushtet dhe nga ana tjetër PD dhe LSI.

Ne nuk kemi asnjë mënyrë tjetër të garuar në zgjedhje. E vetmja formë që lejon kodi elektoral është një listë e përbashkët, në do të prezantohemi më shumë si frymë sesa si forcë elektorale.
Në ndryshim nga partitë e vjetra do i vendosim gjerat me kolegjialitet.
Do ulemi brenda partive tona në rradhë të parë, por pastaj dhe me njëri tjetrit që të maksimilizojmë fuqinë tonë elektorale në çdo qark”, tha Patozi.

I pyetur se ku do të kandidojë Patozi u shpreh se nuk është vendosur asgjë akoma edhe pse ajo që do i shkonte më shumë do të ishte kandidimi në Tiranë.

LEXO EDHE:  Divjakë/ Sherr dhe akuza në PS,  vëllai i kryebashkiakut dhunon sekretarin

LEXO EDHE:  FOTOT/ Policia dhunon biznesmenin Altin Bamllari dhe djalin e tij

“Sipas të gjitha gjasave ajo që më shkon më shumë do të ishte Tirana. Pasi edhe origjinën dhe jetën time elektorale e kam pasur në Tiranë por kjo është një gjë që ende nuk është mbyllur.
Ne do të jemi përballë qeverisë. Kjo alternativë do të dalë përballë qeverisë, ky është kundërshtari“, u shpreh ai.

Patozi përjashtoi çdo mundësi bashkëpunimi me PD dhe shtoi se shtoi se me këtë parti është ndarë në koncept.

Ne nuk mund të kemi aleancë parazgjedhore me partitë e vjetra, të cilët sipas nesh janë autorët ose bashkëpërgjegjësit e krizës politike në Shqipëri.
Jemi shumë të qartë se çfarë na pret, dimë kush janë kundërshtarët dhe dimë kush janë partnerët e mundshëm.
Ne do hyjmë në garë që të jemi fitues. Në rast se populli do të vendosë fitues tjetër në do shohim rast pas rasti të gjitha opsionet në mënyrë që të ruajmë kauzën tonë e cila do të mbette dhe pas 25 prillit, por dhe interesin publik.

Ne me PD jemi ndarë në koncept. PD ka respektin tonë si forcë opozitare dhe shumë prej nesh kanë kaluar më shumë se gjysmën e jetës brenda asaj partie. Unë jam krenar për çdo ditë që kam qenë përfaqësues i PD. Politika është dinamike. Tani nuk na bashkon asgjë si e konceprojmë të ardhmen e Shqipërisë dhe si e shohim zgjidhjen krize.

Ka një problem konceptual që vjen kryesisht nga lidershipi i gabuar, dhe të tjerëve që duan ta ndjekin“, përfundoi Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE