Connect with Us

Identiteti i shumë azilkërkuesve mbetet i pasqaruar

Aktualitet

Identiteti i shumë azilkërkuesve mbetet i pasqaruar

Publikuar

-

Për shkak të mbingarkesës Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), u ka kërkuar refugjatëve vetëm të plotësojnë kartelat me të dhënat personale. Ndërsa tani duhet punuar për identifikimin e tyre.

Mijëra refugjatë – kryesisht nga Siria, Iraku dhe Eritrea – pas mbërritjes në Gjermani as nuk janë intervistuar personalisht dhe as nuk janë regjistruar sipas rregullave me të dhënat daktiloskopike. BAMF konfirmoi në Berlin, se ndërkohë po përpunohen dhe prapaktheu mijëra raste duke u marrë shenjat e gishtërinjve dhe fotografitë refugjatëve. Ky regjistrim i vonuar mund të përmbyllet deri në mes të korrikut.

Sipas informacioneve të gazetës “Nürnberger Nachrichten” dhe emisionit të ZDF-së “Frontal 21” identiteti i të paktën 3638 sirianëve dhe irakianëve është i pasqaruar. Lidhur me aplikimet e tyre për azil ndërkohë është marrë vendimi përmes procedurës me shkrim. Shenjat e tyre të gishtërinjve u regjistruan me vonë dhe u hodhën në databankën e Zyrës Federale të Kriminalistikës – një regjistrim ky i kryer shumë muaj pas mbërritjes së refgujatëve në Gjermani. Ky grup i paidentifikuar refugjatësh konsiderohet si “grup me rrezik”, sepse personat nuk janë marrë personalisht në intervistë prej punonjësve të BAMF, por atyre u është dhënë vetëm të plotësojnë disa kartela me të dhënat personale të tyre.

Nën nëtor 2014 BAMF aplikoi procedurat e përshpejtuara për azilkërkuesit nga Siria e më pas edhe nga Eritrea dhe Iraku. Sipas të dhënave të kësaj zyre, kjo u bë për shkak të numrit jashtëzakonisht të lartë të aplikantëve. Përmes procedurave të përshpetjuara personave u është dhënë vetëm mbrojta si refugjatë, por jo e drejta e azilit.

LEXO EDHE:  Nuk ndalen azilantët nga Shqipëria/ 21% më shumë aplikime në janar-shtator

Shumica e refugjatëve, që kanë ardhur në vitin 2016 dhe kanë kërkuar azil në Gjermani, sipas të dhënave të BAMF, janë më të rinj se 40 vjeç. Pjesa më e madhe janë fëmijë dhe të rinj nën 15 vjeç. Përmes Detit Mesdhe, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, kanë mbërritur deri tani në Europë mbi 100.000 migrantë. Pjesa më e madhe e tyre kanë kaluar përmes Italisë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Do t’iu hedh trutë në erë”/ Zbardhen detaje të reja nga tmerri në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë nga momentet e fundit përpara ekzekutimit të Lefter Zhidrut ditën e djeshme në Elbasan.

Sipas informacioneve 71-vjeçari Zhidru nuk dorëzohej se mendonte se kishte vrarë dy kalimtarët të cilët në fakt mbetën të plagosur.

“Siç vrava ata do iu hedh trutë në erë dhe ju”, mësohet tu ketë thënë forcave speciale i moshuari.

Zhidru ka kërkuar të flasë fillimisht me djalin.

Sipas Abc News, i është mundësuar biseda me të birin në Greqi, por ai nuk i është bindur lutjes së tij për tu dorëzuar.



Më pas ka folur edhe me dy miqtë e tij më të afërt në Elbasan, të cilët kanë insistuar që 71-vjeçari të dorëzohet, dhe kanë kërkuar të ngjiten në banesën e tij, por Zhidru është treguar agresiv.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet Lokale/ Berisha sqaron përplasjen e madhe

LEXO EDHE:  Nuk ndalen azilantët nga Shqipëria/ 21% më shumë aplikime në janar-shtator

“Mos hajdeni se ju hedh edhe juve trutë në erë”, u ka thënë ai.

Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “RENEA”,  në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata.

I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 13-vjeçare, mori armën dhe shkaktoi terror në qytet duke plagosur dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Soreca takon kryetaren e KLGJ/ Plotësimi i pozicioneve të Gjykatës së Lartë mbetet përparësi

Publikuar

-

Nga

ambasadori i be, luigi soreca takim me kryetaren e klgj, naureta llagamin

Ambasadori i BE Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme kryetaren e KLGJ Naureda Llagami.

Në fokus të takimit ka qenë plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore që mbështetet nga BE.



“U takova sot me Kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. BE-ja mbështet Këshillin dhe përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor”, shkruan Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Spaho nga Hasi/ PD e vendosur që të përfaqësohet nga vullneti i qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se për herë të parë në Shqipëri, një parti politike cakton kandidatë për deputetë, emra që zgjidhen përmes votës së anëtarësisë.

Sipas tij Partia Demokratike është e vendosur që përfaqësuesit e saj në çdo nivel të jenë produkt i vullnetit të qytetarëve dhe shembull i integriteti politik, shoqëror dhe profesional.

“Sot në Degen e PD Has filloi procesi i votimit të kandidateve të Degës për poste të larta politike. Për herë të parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri një parti politike cakton kandidatet që do e përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërise, në pushtetin qendror dhe vendor nëpërmjet votës se antarësise.

Partia Demokratike është e vendosur që qërfaqesuesit e saj në cdo nivel të jenë produkt i vullnetit te qytetareve dhe shembull i integriteti politik, shoqeror dhe profesional. Partia Demokratike nuk ka qene dhe nuk do te jetë kurre strehe e krimit dhe bandave, perfaqesuesve te oligarkeve, atyre qe shperdorojne mundin, djersen dhe taksat e qytetareve shqiptare”, deklaroi Spaho.



“Sot në Has ka një interesim të madh të strukturave të PD dhe anëtarësisë për të marrë pjëse dhe votuar kandidatet që ata vetë kanë propozuar.

LEXO EDHE:  Detajet e para nga aksidenti/ Zbulohet identiteti i personit që humbi jetën

LEXO EDHE:  U mbyll gojën të gjithëve/ Ermal Mamaqi sqaron të vërtetën në lidhje me “mashtrimin”

Shkalla shumë e lartë e pjesëmarrjes është vlerësimi me i shkëlqyer që anëtarësia dhe qytetaret i bëjnë praktikes se re të PD për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në cdo nivel përfaqesimi nëpërmjet parimit një anetar një vote, si dhe mbështetje e plote e iniciativës se Z. Basha për të hapur Partine dhe thelluar me tej demokracine në të” tha Spaho.

 

LEXO TE PLOTE