LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për kryetar të PD, Astrit Patozi sqaron publikisht: Unë jam në garë, arsyeja

5 Korrik 2017, 15:46, Aktualitet CNA

Në vijim të intervistës së tij në studion e ?AbcNews?, Astrit Patozi sqaroi publikisht se ai është në garë, por jo në farsën që ka ngritur Lulzim Basha.

Sipas Patozit që në momentin që Partisë Demokratike të futet në jë garë të vërtetë, ai ka e treguar publikisht gatishmërinë e tij për të sfiduar Lulzim Bashën.

“Astrit Patozi vazhdon të jetë në garë, këtë duhet ta dijë çdo njeri. Unë jam në garë, jo në farsë. Sapo të hapet sipari i garës, unë do të vrapoj i pari. Në PD ka nisur me shpejtësi një farsë elektorale. Unë një kandidaturë dhe kam dalë para 3 milion shqiptarëve për të sfiduar Lulzim Bashës. Unë nuk e njoh atë vendim, është turp dhe unë jam i sigurt që edhe demokratët nuk do ta pranojnë. Në atë farsë është vetëm Lulzim Basha, pasi Selami është futur vetëm për të legjitimuar farsën”, tha Patozi/CityNews

Lajmet e fundit nga