LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i Ramës e thotë hapur/Tepsinë e përmbysëm, ja me kë do bashkëqeverisim

5 Korrik 2017, 11:47, Aktualitet CNA

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, është ndalur në Përrenjas për të falënderuar të gjithë mbështetësit e PS, të cilët sipas tij, garantuan fitoren e 25 qershorit. Balla shkoi në Përrenjas  pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për turin 30 ditor të dëgjesave me qytetarët për të evidentuar problematikat kryesore të tyre.

Ai tha se përfshirja e qytetarëve në bashkëqeverisje është një nga angazhimet e Kryeministrit Rama i cili në 4 vitet e ardhshme do të qeverisë me popullin, ndërsa theksoi se tepsia e pushtetit u përmbys dhe tani do qeverisin kuqezi.

?Ne jemi duke iniciuar një proces bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm të Shqipërisë dhe duhet të gjithë ta dinë që me votën e 25 Qershorit ne e përmbysëm tepsinë e bashkëqeverisjes me partitë e interesave të vogla, por prej 25 Qershorit jemi në bashkëqeverisje me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.

E njëjta gjë edhe në Përrenjas, edhe në Rrajcë, edhe në Qukës duhet që të gjithë njerëzit, ata që na mbështetën e na votuan dhe ata që nuk na votuan duhet të përfshihen në këtë proces konsultimi për të identifikuar prioritetet më të rëndësishme që ne kemi përpara. Në qytet të Përrenjasit, sigurisht që prioriteti ynë kryesor është punësimi, por përveç kësaj shumë shërbime të rëndësishme në infrastrukture të cilat duhen adresuar menjëherë.

Në çdo lagje ne të bëjmë takime me njerëzit, pa dallime. Ju lutem mos bëni dallime, ftojini të gjithë, edhe ata që e kanë mbështetur PS, edhe ata që nuk e kanë mbështetur, për një arsye apo për një tjetër, sepse në fund të fund të fundit, qyteti i Përrenjasit është i popullit të Përrenjasit, nuk është i partive politike.

PS siç zhvilloi një fushatë Kuqezi, edhe qeverisjen do ta ketë Kuqezi, për të gjithë shqiptarët të bashkuar?- tha Balla.

Gjatë dëgjesave me qytetarët do të përcaktohen prioritetet dhe nevojat kryesore të secilës zonë për t?ju bashkëngjitur më pas kontratës së përgjithshme që kryeministri Rama do të ketë me qytetarët./CityNews

Lajmet e fundit nga