LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmenden” çmimet e energjisë, OSHEE importon me 68.2 euro/MW për korrikun

5 Korrik 2017, 12:22, Aktualitet CNA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përfunduar procedurën e dytë të prokurimit të energjisë për korrikun, për një sasi prej 105 mijë megavat. Të dhënat zyrtare tregojnë se, për lëvrimin e kësaj sasie janë vënë në dispozicion mbi 7.1 milionë euro (pa TVSH), çka e çon në total fondin e shpenzuar për import vetëm në korrik, në rreth 22 milionë euro (këtu nuk përfshihet shuma e shpenzuar për importin në tre ditët e fundit të qershorit).

Situata e thatësirës dhe nevoja e OSHEE për të importuar me emergjencë, pa planifikimin në avancë ka bërë që edhe çmimi i importit, të rezultojnë 10 euro më i lartë sesa një javë më parë. Konkretisht 1 megavat është importuar me çmimin 68.2 euro ndërkohë që, një javë më parë, sasia e energjisë së importuar për korrikun rezultoi me një çmim 57.2 euro/MW. Edhe në atë kohë, çmimi, nëse krahasohej me bursën e Hungarisë, të cilës i referohet qeveria në rastet e blerjes së energjisë nga prodhuesit me përparësi, sërish rezultonte me 9 euro më i lartë.

Në datën 5 korrik sipas kësaj burse, çmimi bazë për megavat është 49.45 euro kurse çmimi në pik 56.52euro/MW. Krahasuar me një ditë më parë, vihet re një rritje e çmimit e nxitur nga situata e përgjithshme dhe kërkesa në rritje edhe në rajon. Diferenca me bursën është 11.7 euro/MW.

Tenderi

OSHEE njoftoi se në fazën e parë të shpalljes së kërkesës operatorët që u paraqitën në tender nuk arritën të siguronin sasinë e kërkuar të energjisë. Gjithsesi në fazën e dytë kompanitë që dërguan ofertat ishin gjashtë nga të cilat : GEN-I Tirana shpk, GSA shpk, EFT AG, NOA Energy Trade shpk, GRID Energy Trade, Devolli Hydropower ? Statkraft.

Kontrata u lidh vetëm me katër prej tyre duke lënë jashtë Devoll Hydropower ? STATKRAF dhe GRID Energy.

OSHEE bëri me dije se pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet KESH, ky i fundit do të mbulojë pjesën e furnizimit gjatë natës. ?Në ndryshim nga eksperiencat e mëparshme, u konstatua që ishte e panevojshme të blihej energji në oret 00:00 ? 08:00 dhe orën 24:00 duke parë që në këto orare kërkesa për energji mund të plotësohej nga prodhimi i KESh sha? njoftoi kompania e shpërndarjes./Monitor

Lajmet e fundit nga