LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha bën hapin e parë pas/Pranon dështimin e Republikës së Re

5 Korrik 2017, 11:26, Aktualitet CNA

Kreu demokrat, Lulzim Basha, sot ka dhënë sinjalet e para se pranon dështimin e tij në zgjedhjet e 25 qershorit, por edhe më gjerë. Përgjatë tre muajve në çadrën e protestës, por edhe gjatë fushatës elektorale, Lulzim Basha e emëroi Partinë Demokratike si Republika e Re.

Ai iu paraqit qytetarëve shqiptarë që nga çadra e deri te fushata, ku shkeli qytet më qytet, Republikën e Re, duke prezantuar njëkohësisht dhe programin e saj për të ardhmen. Lulzim Basha zhduku simbolet dhe vlerat e PD, të cilat nuk u panë në asnjë çast gjatë fushatës, jo vetëm drejtpërdrejt, por as në rrjetet sociale, ku gjithkund tashmë ekzistonte Republika e Re.

Zgjedhjet e 25 qershorit ishin fatale për Republikën e Re të Lulzim Bashës, duke sjellë dështimin e saj më të madh. Partia Demokratike nuk e kishte njohur kurrë, që nga themelimi, një rezultat kaq katastrofik, që pësoi Republika e Re e Bashës më 25 qershor.

Psa këtij rezultati pritej në fakt dorëheqja e Lulzim Bashës, si përgjegjësi kryesor dhe shkatërruesi i PD, por që në fakt kjo nuk ndodhi. Ai shpalli ngrirjen e të gjitha funksioneve të tij si kryetar i partisë, duke rikandiduar për mandatin e dytë.

Për këtë, Basha u kritikua jo pak nga mbështetësit dhe firgurat kryesore të PD, duke krijuar një përçarje të thellë brenda demokratëve. Një pjesë e madhe e demokratëve i kanë kërkuar Bashës të reflektojë, teksa duket se sot është hedhur dhe hapi i parë prej tij.

Lulzim Basha duket se ka pranuar dështimin e Republikës së Re, duke e zhdukuar atë nga rrjetet sociale. Ai i është rikthyer sërish simboleve të Partisë Demokratike, duke kuptuar më në fund se PD-në nuk e shpëton Republika e Re e tij, por vlerat e saj.

Sot, Lulzim Basha ka ndërruar fotografinë e kopertinës në rrjetin social Facebook, e cila ishte me Republikën e Re, duke vënë foto me flamujt e PD./CityNews

Lajmet e fundit nga