LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U mundua të mbulonte farsën e garës/Demaskohet publikisht zëdhënësja e Bashës

4 Korrik 2017, 18:30, Aktualitet CNA

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa orë më parë ka reaguar publikisht duke hedhur poshtë çdo lajm që tregonte të vërtetën e asaj që ka ndodhur ditën e djeshme në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa konsideroi fake lajmin që 11 anëtarë të kryesisë votuan kundër dhe 20 abstenuan, ndërsa vetëm 14 ishin pro, analizës për humbjen e drastike të zgjedhjeve të PD.

Mirëpo ky informacioni Ina Zhupës është demaskuar nga zëra të rëndësishëm të PD.

Siç e shihni në fotot e mëposhtme, këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, i ka kërkuar procesverbalin për ta vërtetuar fjalën e saj, si një e drejtë për ta ditur çdo demokrat.

Pas kësaj ka qenë anëtarja e Kryesisë Endira Bushati, e cila ia ka plasur publikisht të vërtetën Zhupës, ndërsa i ka thënë asaj të fundit se regjistrimi në audio tregonte një të vërtetë ndryshe.

Ndërsa Kreshnik Çollaku, teksa i ka shprehur keqardhjen e tij publike, ka thënë se Ina Zhupa është e pasaktë./CityNews

Lajmet e fundit nga