LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Topalli zbulon gardianët e PD/Grupi pro Bashës që ma neverit

4 Korrik 2017, 10:32, Aktualitet CNA

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka reaguar sërish në rrjetet sociale për situatën e krijuar në Partinë Demokratike. Topalli shkruan se demokratët janë gjaku i PD dhe gardianët e saj.

Më tej, ajo shton se i krijon neveri grupi pro Bashës, ata oligarkë që kërkuan mandat të dytë për Ramën dhe tani po kërkojnë të njëjtën gjë edhe për kreun e PD.

Ja reagimi:

“Une jam i lire, nuk jam rob.
Roberit nuk gjykohen.
Te tjeret jane te lidhur per buken e gojes”
Pjeter Meshkalla
Demokratet jane gjaku i PD dhe gardianet e saj.
ps:
Diku degjova nje titull se une kam thene se:” kam neveri per ata qe mbeshtesin Bashen.”
Eshte nxjerre nga konteksti. Natyrisht, ata oligarke, qe kane vendosur ne krye te listes Basha emra, qe i sherbejne atyre, dhe pas kesaj kerkuan publikisht mandat te dyte per Ramen me shqetesojne.
Por, kur po keta oligarke, pasi kerkuan mandat te dyte per Ramen kerkojne mandat te dyte edhe per Bashen vetem me krijojne neveri. Ky grup pro Basha ma neverit.
Demokratet nuk i lidh asgje me keta oligarke. Demokratet jane shpirti i PD. Ata besojne ne vlerat e parimet demokratike dhe jo tek oligarket. Ata jane gjaku i PD dhe gardianet e saj./CityNews

Lajmet e fundit nga