LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Topalli flet për opozitën e PD/Kjo është gjëja urgjente që duhej bërë tani

4 Korrik 2017, 16:07, Aktualitet CNA

Ish nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ditën e sotme është e ftuar në ?AbcNeës? për të folur për gjendjen në të cilën ndodhet sot PD.

Topalli tha ditën e sotme se PD ka bërë opozitë 4 vite, ndryshe nga Basha.

Ndër të tjera Topalli foli edhe për vështirësite që ka sjellë opozita në parlament.

“Nuk ka munguar opozita, ka qenë e fortë dhe e vështirë. Nuk di ta them jashtë parlamentit përfshirë Bashën, por di të them që beteja jonë në parlament ka qenë shumë e vështirë dhe ne e dinim që mund të kërcënoheshim. Kjo nuk është një opozitë katër mujore, por 4 vjeçare. Ndërkohë që duhet të lartësohej, shkoi në rënie me 200 mijë vota rënie. Pas kësaj humbje drastike është normale që të lihet kohë dhe të gjendet përgjigja pse partisë i mungojnë 200 mijë vota. Kjo gjë nuk po ndodh. Ne ishim me një mënyrë tjetër të bërit opozitë, në ishim nxënës të shkollës opozitare të ?97. Shpresoja të bënim opozitë të fortë”, tha Topalli./CityNews

Lajmet e fundit nga