LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Malltezi kritikon ashpër Bashën/ Mos mbyll sytë për gabimet

4 Korrik 2017, 09:56, Aktualitet CNA

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka komentuar rezultatin e votimit për datën e zgjedhjeve gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë të PD.

Sipas tij, ishte e nevojshme një datë për të bërë një analizë brenda kryesisë, e cila i shërben PD.

Ai gjithashtu ka thënë se 20 votat abstenim  tregojnë që është e nevojshme të reflektohet dhe të mos përsëriten gabimet.

?A mund te shohim njeri-tjetrin ne sy dhe te identifikojme gabimet qe te mos perseriten me? A duhet te bejme nje analize per rezultatin trishtues, apo mos i fol shoferit?

Analiza duhet kryer (i) ne forume te PD, (ii) ne media apo (iii) ne kafe?

Duhet kryer mes kolegeve te kryesise apo ne seksione? A marr dot nje pergjigje tek seksioni se pse u zhduken simbolet e PD?

Kerkesa per nje date per analize brenda kryesise i sherben PD por u rrezua. Pati 11 ne favor, 14 kundra dhe mbi 20 abstenime. Besoj qe kemi nevoje te reflektojme dhe mos mbyllim syte se gabimet mund te perseriten nese nuk identifikohen dhe ballafaqohen ne nje shkembim idesh mendjehapur?, tha Malltezi./CityNews

Lajmet e fundit nga