LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilltari i djathtë kundër Selamit/ Je një lojtar rezervë

4 Korrik 2017, 10:52, Aktualitet CNA

Kryetari i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli ka komentuar kandidaturën e Eduard Selamit për kryetar në Partinë Demokratike. Ai ka thënë se Selami ka marrë përsipër një barrë të vështirë sepse nuk bind në fjalët dhe veprimet e tij.

Olli shtoi se Selami ka pasur një prezencë pothuajse inekzistente në parlament dhe nuk mund të kërkojë që të udhëheqë sepse nuk bind.

?Selami ka marrë një barrë të vështirë, ka pasur zero prezencë në parlament. Dhe të vish sot dhe të kërkosh që të na udhëheqësh nuk bind, është njësoj si ai lojtari që rri në stolin e rezervave dhe thotë më fusni njëherë në lojë dhe shikoni se cfarë do të bëj?, u shpreh Leonard Olli./CityNews

Lajmet e fundit nga