LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Doli kundër Bashës/Julian Dedës i ndodh e papritura, shpërthen gazetari: Kjo s’ka ndodhur kurrë

4 Korrik 2017, 14:06, Aktualitet CNA

Gazetari Bledian Koka në një postim në rrjetet sociale, ka denoncuar rastin flagrant që i ka ndodhur Julian Dedës pas daljes së tij kundër kryetarit të vetëngrirë të PD, Lulzim Basha.

Mesa duket sharësat me pagesë të cilët janë denoncuar ekskluzivisht dhe prej disa kohësh nga CityNews, kanë sulmuar edhe Julian Dedën, i cili është anëtar PD.

Bledian Koka ndërsa shkruan se është e kuptueshme nga kanë ardhë raportimet, thotë se deri më tani prej 4 vitesh kanë sulmuar Rilindjen dhe nuk i ka gjetur asgjë, dolën kundër Lulzim Bashës sharësit e tij vijojnë sulmet.

KOMENTI I BLEDIAN KOKËS:

Miq ky eshte telefoni personal i Julian Dedes. Ka 3 dite qe llogaria e tij personale ne Facebook eshte e bllokuar dhe eksperte thone qe kjo ka ndodhur si pasoje raportiveve te panumerta qe i jane bere kesaj faqje gjate diteve te fundit.

Nuk eshte e veshtire per tu kuptuar se nga ka ardhur sulmi dhe kush e ka urdheruar. Nen urdherat e drejtuesit te “tokes se shenjuar”, fjala e Julit duhej ngrire qofte edhe per disa dite, per disa ore apo disa minuta. Juli dhe une kemi replikuar ne 4 vitet e fundit cdo dite, cdo ore, cdo minute me llogarite e panumerta te Rilindjes, por ne keto 4 vjet kurre nuk kemi patur nje sulm te tille. Kur mendonim se i kishim pare te gjitha, realisht skishim pare asgje. Kur mendonim se meritonim te pakten nje fije respekt, thjeshte po marrim mbrapsh shume balte, balte dhe sefundmi edhe raportime per te mbyllur gojen. Baltaxhinjte me balte nuk ia mbyllin dot gojen Juli, mua jo e jo… Ne e kemi qellim vetvete te verteten, ata kane balten…si dje, si sot, si neser!

p.s…per gjithçka tjeter ka servile pa fund…/CityNews

Lajmet e fundit nga