LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biznesmeni habit gjykatën: “S’më kujtohet asgjë”/"Shpërthen" Shullazi: Do flasësh, apo…

4 Korrik 2017, 12:06, Aktualitet CNA

Përballje e fortë në seancën e radhës te Krimet e Rënda, mes biznesmenit Ylvi Beqja dhe të akuzuarit Emiljano Shullazi. ?Panorama? bën me dije se në seancën e sotme ka përfunduar marrja e dëshmisë se biznesmenit Ylvi Beqja tek Krimet e Rënda.

Por ajo që ka befasuar trupin gjykues ka qenë fakti se biznesmeni që akuzoi Shullazin për gjobitje dhe kanosje me jetë kishte harruar gjithçka. Në seancë gjatë dëshmisë ai ka qëndruar i tërhequr dhe më shumë se gjysmës së pyetjeve iu përgjigj me ?S?më kujtohet? dhe ?nuk mbaj mend?. Por, theksoi se qëndron gjithë deklarimeve të dhëna më herët prej tij.

Pas këtij qëndrimi, ka shpërthyer Shullazi, i cili iu drejtua i revoltuar gjykatës: ?Ky na ka akuzuar neve. Po rrimë në burg ne, tani thotë s?më kujtohet, s?më kujtohet. Do na japë ndonjë përgjigje apo jo. Apo ta mbyllim fare atëherë?.

Lajmet e fundit nga