LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet kush i propozoi ministrat teknikë në PD/Bie poshtë gjithçka është thënë deri tani

3 Korrik 2017, 17:01, Aktualitet CNA

Ish ministri i Berishës, Genc Ruli i ftuar ditën e sotme në ?AbcNeës? ka folur për herë të parë për ndikimin që kanë kunati dhe gruaja e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

Ruli theksoi se ky ndikim është aq i madh, sa që të dy edhe gruaja edhe kunati kanë zyra në seli dhe këtë e dinë të gjithë, si dhe kanë qenë ata që kanë përfolur dhe propopozuar ministrat teknikë.

?Ata kanë marrë situatën në dorë aty. Kanë edhe zyra dhe këtë e dinë të gjithë. Aty madje qarkullonin fjalë se ata ishin edhe pejsë e diskutimeve për emrat e ministrave teknikë”, tha Ruli.

Kujtojmë që më herët thuhej se ministrat teknikë të Partisë Demokratike janë përzgjedhur nga Berisha, por duket se ky qëndrim i Genc Rulit na tregon një të vërtetë tjetër./CityNews

Lajmet e fundit nga