LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Topalli zbulon skandalin me listën Basha/Kushti për të qenë pjesë e saj

3 Korrik 2017, 20:49, Aktualitet CNA

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka zbuluar sot pse Lulzim Basha nuk e futi në listët e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, e cila në këto zgjedhje mbante emrin ?lista Basha?.

Në emisionin ?Debati në Channel One?, Topalli tha se Basha nuk e futi në listë, pasi ajo kishte javë që i shkonte në zyrë dhe i kërkonte mbledhjen e strukturave të PD.

Më tej, ajo tha me ironi se mund të ishte në listë nëse do t?u buzëqeshte familjarëve të Bashës, pra kunatit dhe bashkëshortes.

?Unë i kam shkuar në zyrë tre javë para zgjedhjeve dhe i kam kërkuar që të mblidhen strukturat e partisë. Ai s?bëri asnjë gjë. Edhe Enver Hoxha i mblidhte formalisht byrotë. Gjithsesi unë e dija që po t?u buzëqeshja familjarëve të Bashës do isha në listë. Por këtë se bëj dot?, tha Topalli./CityNews

Lajmet e fundit nga