LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të gjitha faktet ekskluzive/Ja "grupi kriminal" i sharësve të Lulzim Bashës

3 Korrik 2017, 10:02, Aktualitet CNA

Në Partinë Demokratike ka filluar një garë për kryetarin e saj, në rast se mund ta quajmë të tillë. Në fakt, ajo po kthehet në një proces ndarjeje, që kalon përmes sharjesh, fyerjesh dhe përplasjesh të ashpra, të cilat udhëhiqen nga kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi, bashkëpunëtorja e tij, Odeta Malaj, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun, Neritan Sejamini, deputeti i zgjedhur tashmë i PD-së, Endri Hasa.

Këta janë urdhëruesit, organizuesit dhe financuesit e atij që mund të quhet ?grupi kriminal? i Lulzim Bashës, që përdoret për të sharë, shpifur dhe fyer në rrjetet sociale. Është një grup prej rreth 30 vetësh, i cili zyrat i ka pasur në katin e dytë të PD-së dhe tashmë janë spostuar në ambiente të firmës së kunatit të Lulzim Bashës.

Ky grup mund të quhet kriminal, sepse ka asete dhe investime të fshehura. Pra, financimi për pagat e 30 personave, kompjutera apo ngritjen dhe dhënien e mendineve për të prishur dhe dëmtuar imazhin e tjerëve apo për të krijuar opinione të gabuara, me sharje, fyerje dhe perversitete, të treja këto të fundit janë pjesë e veprave penale dhe dënohen si të tilla.

Ata të rinj që punojnë, thjesht dhe vetëm janë disa militantë të PD, por edhe të tjerë që fatkeqësisht nuk e dinë se çfarë bëjnë, nuk e dinë që janë duke shkelur ligjin dhe janë duke kryer një vepër penale. Turma e të rinjve mesa duket së bashku me të tjerët pritet të jenë pjesë e një porcesi hetimi, pas investigimit të plotë që do publikohet sot në CityNews.

Sipas të dhënave që ka siguruar CityNews, ajo që quhet call-center e PD me profile fallco, shan kë t?i dalë përpara, i cili nuk ka mendim si Luli, i cili garon përballë Lulit apo ka një qëndrim të ndryshëm nga ai.

CityNews ka një bisedë me krahun e djathtë të kunatit të Lulzim Bashës, Odeta Malaj, e cila është prova që vërteton se grupi i sharësve ka edhe dy apo tre përgjegjës, të cilët janë Erald Shulla, Enrik Hollaj dhe Edon Kuqi.

Këta tre persona, të orientuar nga Odeta dhe të urdhëruar nga kunati, më pas i japin orientime stafit, i cili fillon sharjet dhe fyerjet me profilet fallco, duke përdorur thashetheme për të ngritur tymnaja dhe nga ana tjetër me profilet e tyre deklarojnë vazhdimisht se janë mbështetës të Lulzim Bashës.

CityNews gjithashtu ka zbardhur faktin se ky ?grup kriminal?, i investuar dhe financuar nga kunati i Lulzim Bashës, shërben edhe për të tjera sulme, duke bërë raportime për shkrime të ndryshme, duke goditur faqe apo sulmuar personalisht nga profilet fallco atë që urdhëron kunati.

Struktura e mësipërme është ideuar dhe ngritur për herë të parë në vitin 2011, ka qenë një strukturë sekrete, e cila më pas doli hapur, sapo Basha mori drejtimin e PD.

Për shumë kohë, ky grup me të rinj të ndryshëm, të cilët qarkullohen herë pas here, me hapje dhe mbyllje profilesh fallco në mënyrë të vazhdueshme, është e vetmja mbështetje që duket se i ka ngelur kryetari të ngrirë të PD, Lulzim Basha.

Më poshtë, po sjellim disa foto, profile fallco, të cilat janë pjesë e investigimit të bërë nga ne për këtë ?grup kriminial?, ndaj të cilit tashmë ka ardhur koha që policia dhe prokuroria të mos heshtin, por të fillojnë hetimin penal për të çuar para drejtësisë përgjegjësit e këtij akti kriminal, që nuk është gjë tjetër thjesht dhe vetëm shpresa e fundit e Lulzim Bashës për të marrë peng dhe për të mbajtur drejtimin e Partisë Demokratike./CityNews

Lajmet e fundit nga