LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Pse njerëzit e stresuar preken më shpejt nga sëmundjet e zemrës

3 Korrik 2017, 08:28, Aktualitet CNA

Stresi është një sëmundje e pashmangshme e jetës moderne, por trupi ynë e ka shumë të vështirë të mësohet me këtë fakt.

Në fakt, të jesh i stresuar ka një rrezikshmëri të lartë për të gjithë trupin, sidomos për zemrën dhe sëmundjet e saj. Sipas studimit më të fundit të publikuar në ?The Lancet?, në qoftë se keni një nivel të lartë të stresit në trurin tuaj, atëherë kjo lidhet drejtpërdrejt edhe me një rrezikshmëri të lartë për t?u goditur nga sëmundjet e zemrës.

Në studim u përfshinë 293 njerëz të cilët nuk vuanin nga sëmundjet e zemrës. Atyre ju bë një analizë për të matur aktivitetin e trurit, aktivitetin e palcës së kockave dhe inflamacionin e arterieve sepse të treja këto ?fusha? kanë një bashkëpunim të ngushtë me njëra-tjetrën.

Sipas Dr. Ahmed Tawakol, nëse jeni të stresuar, çlirohet enzima ?amygdala?, e cila më pas ndikon tek palca e kockave, artieriet e më pas në tru. Njerëzit me enzimën ?amygdala? shumë aktive, kanë predispozitën që të preken më shpejt nga sulmet dhe goditjet në zemër.

Ndërkohë, për të kuptuar nivelin tuaj të stresit, ju nuk keni nevojë për një analizë specifike.

Hulumtuesit zhvilluan një pyetësor tek 13 njerëz , të cilët u pyetën sesa të stresuar ndiheshin. Nga pyetësori, rezultoi se njerëzit që thonin se ndiheshin shumë të stresuar, rrjedhimisht edhe niveli i ?amygdala? ishte shumë i lartë./CityNews

Lajmet e fundit nga