LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama “shpërthen” ndaj Metës/I çoi gjërat për dreq, LSI një vrimë në ujë!

3 Korrik 2017, 09:26, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj ish-aleatit të tij, Ilir Meta.

Në mbledhjen me deputetët e rinj të PS, Rama i dërgoi një mesazh të qartë Metës, teksa i kërkoi të reflektojë dhe të jetë mbi palët si President.

Më tej, ai sulmoi partinë e tij, duke thënë se LSI është një vrimë në ujë para Shqipërisë dhe daljen e vetme në zgjedhje e përjetoi si tmerr.

?Dua të falënderoj Ilir Metën, jo për gjërat që i çoi për dreq, me arsyen kronike të mos arsyes së tij, duke hedhur në erë bashkëpunimin, por për kontributin e përbashkët që dha rezultat. LSI përpara Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe daljen e vetme në zgjedhje e përjetoi si tmerr. Meta nuk duhet ta damkosë figurën e tij pa hyrë akoma në zyrën e Presidentit?, deklaroi Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga