LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi ditor, 3 Korrik 2017

3 Korrik 2017, 06:15, Aktualitet CNA

Jeta juaj ne çift ka për te qene disi e trazuar sot. Saturni do nxite debatet dhe problemet mes jush dhe partnerin. Edhe kokëfortësia do e përkeqësoje gjendjen. Beqaret kane për te kaluar momente te mrekullueshme dhe do ju duket vetja sikur janë mbi re. Financat do i lini disi pas dore dhe situata ne një moment t’iu dale edhe jashtë kontrollit. Merrni masa sa me pare.

Jo vetëm qe nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni gjate kësaj dite, por do ndiheni aq mire saqë nuk do ju besohet se çdo gjë po e përjetoni realisht. Beqaret do joshen ne çdo moment nga disa persona dhe ka mundësi qe pas dikujt te mahniten tërësisht. Buxhetin do dini si ta menaxhoni me se miri. Këshillat qe ju kane dhënë miqtë kane qene te vyera dhe do i respektoni me përpikmeri.

Perspektivat për sektorin e dashurisë duken goxha te mira sot. Partneri do ua fale te gjitha gabimet qe keni bere dhe se bashku do jeni gati te futeni ne një etape te re. Beqaret do realizojnë disa takime mjaft premtuese te cilat shume shpejt do ua ndryshojnë jetën. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë duhet te jeni shume te kujdesshëm me shpenzimet ne mënyrë qe te siguroni edhe te ardhmen.

Do ndiheni gjithë kohës te vetmuar sot edhe pse ne fakt jeni ne një lidhje. Partneri do jete i zënë me pune dhe do ju lere goxha pas dore. Flisni me te dhe sqarojini gjerat pa qene vone. Beqaret do japin me shume prioritet punës dhe shoqërisë duke e lënë pas dore kërkimin e dashurisë. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë po i shtytë edhe për pak kohe investimet e konsiderueshme do bëni mire.

Dite e mbushur me aventura te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpesh do ju duket vetja si adoleshente dhe do e shfrytëzoni çdo çast ne maksimum. Beqaret qe nuk kane besuar kurrë ne dashuri me shikim te pare do surprizohen me tepër nga te gjithë. Ne planin financiar do i kaloni vështirësitë menjëherë dhe do bëni edhe investime afatgjata.

Duhet te bëni me tepër lëshime ndaj partnerit tuaj ju te dashuruarit sepse me inat dhe kokëfortësi vetëm sa do i përkeqësoni gjerat. Beqaret do jene tej mase joshës dhe do marrin plot propozime, por nuk do nxitohen te hedhin menjëherë hapa. Gjendja e financave ka për te qene gjate gjithë kohës e mire. Mund te kryeni edhe ndonjë investim pa ju dridhur dora.

Ka rrezik qe problemet ne çift te thellohen edhe me shume sot. Do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe do ndiheni keq. Beqaret do gjenden ndërmjet dy zgjedhjesh te vështira dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Mire është t’ua vene veshin këshillave te miqve besnike. Ne planin financiar do bëni te pamundurën qe te ruani ekuilibrin.

Sot do përkujdeseni tej mase për partnerin tuaj ju te dashuruarit. Do dini si t’i shprehni ndjenjat gjate gjithë kohës dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica ekstreme vetëm e vetëm për te mos mbetur te vetmuar, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Ne planin financiar do ju dalin plot te papritura dhe do ju duhet te shpenzoni me tepër.

Dite pozitive do jete kjo e sotmja për çështjet e zemrës. Do jeni tej mase sensuale dhe entuziaste ju te dashuruarit. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse mund te lëndojnë veten. Hapa duhet te hedhin vetëm kur te jene shume te sigurte. Ne planin financiar do jeni tej mase ambicioze dhe do bëni te pamundurën qe ta përmirësoni gjendjen. Për këtë mundet edhe te rrezikoni.

Sot duhet te bëni çdo përpjekje te mundshme ju te dashuruarit ne mënyrë qe te rivendosni komunikimin dhe dialogun ne jetën ne çift. Vetëm ne këtë mënyrë do qetësoheni. Beqaret gjithashtu do kenë një dite interesante dhe emocionuese. Me ne fund ata do ja shprehin ndjenjat dikujt qe pëlqejnë. Ne planin financiar pranoni ndihmën e te afërmve pasi me paratë qe do keni nuk do ja dilni dot.

Dite e bukur do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do ndiheni mire me partnerin dhe nuk do ju dale asnjë e papritur. Beqaret do bëjnë edhe gjera ekstravagante për ta arritur atë qe duan dhe do ja dalin mbanë. Ne planin financiar do keni mbështetjen e disa miqve dhe do arrini t’i kryeni te gjitha shpenzimet.

Ka rrezik qe çiftet te kalojnë një dite te vështirë sot dhe ne shume momente do e vene edhe ne pikëpyetje vazhdimësinë e lidhjes. Mire është qe para çdo vendimi te flisni hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do dine çfarë te bëjnë. Buxheti do jete i mire dhe do arrini te bëni edhe investimet e nevojshme për shtëpinë./CityNews

Lajmet e fundit nga