LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emrat- Nga Patozi te Basha/Kush janë 5 kandidatët në garë për kreun e PD

3 Korrik 2017, 07:00, Aktualitet CNA

Ka përfunduar zyrtarisht afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 22 korrik. Afati ka mbaruar mbrëmjen e kaluar, ndërsa në garë janë zyrtarisht pesë kandidatë.

Lulzim Basha garon për një mandat të dytë në krye të PD, përballë 4 kandidatëve të tjerë. Përkatësisht, në këtë garë janë regjistruar dhe ish-kreu i PD-së, Eduard Selami, ish-kreu i grupit parlamentar, Astrit Patozi, i cili ka vendosur kushte për të qenë pjesë e garës, dhe dy anëtarët Astrit Sinanaj dhe Erion Piciri.

Përplasjet në PD kanë nisur që pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku Lulzim Basha shkatërroi forcën e dytë politike më të madhe në vend, duke e çuar në një rezultat katastrofik.

Astrit Patozi duket të jetë zëri më i fortë në këtë garë, por që Basha ende nuk i ka ofruar garancitë e duhura për të qenë pjesë e garës, që lufton për ringritjen e PD, e cila është ?pushtuar? nga Basha dhe familja e tij, duke denigruar në një rezultat të tillë partinë, të panjohur kurrë më parë që nga themelimi./CityNews

 

 

Lajmet e fundit nga