LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Përplasje të ashpra në kryesinë e PD/Mbështetësit e Bashës kërkojnë përjashtimin e Patozit

3 Korrik 2017, 17:55, Aktualitet CNA

Në këto momente po zhvillohet mbledhja me dyer të mbyllura e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Këtë mbledhje po e drejtojnë dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

CityNews mësoi nga burime të sigurta brenda mbledhjes se po zhvillohen debate të ashpra.

Konkretisht mësohet se grupi pro Bashës, më në krye Edi Palokën ka kërkuar përjashtimin e Astrit Patozit nën motivacionin, se Patozi nuk ka dorëzuar dokumentet për regjistrimin e tij si kandidat.

Paloka i ka kërkuar kryesisë që në 8 kandidatura të pranohen vetëm dy, ajo e Lulzim Bashës dhe Eduart Selamit./CityNews

Lajmet e fundit nga