Connect with Us

E rëndë në familjen shqiptare/ Fëmija mbytet në det ndërkohë që prindërit ishin në çadër

Aktualitet

E rëndë në familjen shqiptare/ Fëmija mbytet në det ndërkohë që prindërit ishin në çadër

Publikuar

-

Një 6-vjeçar është mbytur gjatë pasdites së sotme në detin e Rosetos në Italinë fqinje. Edhe pse rojet e plazhit dhe mjekët e ambulancës bënë të pamundurën për vogëlushin, ai ka humbur jetën.

Sipas mediave lokale, fëmija po luante në ujë dhe i kishte humbur nga sytë nënës teksa kjo e fundit po kujdesej në çadër për djalin tjetër. Më vonë dikush që kishte parë trupin e pajetë të djaloshit ka dhënë alarmin, por fatkeqësisht ishte shumë vonë.

Ndërkohë, policia po heton për ngjarjen e plotë të ngjarjes dhe ka marrë në pyetje mamnë, djalin tjetër dhe babain./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthimi i makinës te Vasil Shanto/ Dyshohet për atentat me eksploziv

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi i makinës te Vasil Shanto/ Dyshohet për atentat me eksploziv

Janë zbardhur detajet e para nga shpërthimi i fuqishëm në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Mësohet se një makinë ka shpërthyer mbi një urë, teksa ka qenë duke lëvizur.

Ndonëse paraprakisht u raportua se mund të kishte një viktimë, policia nuk e ka konfirmuar ende diçka të ttillë.

Burime nga blutë bëjnë me dije se nga makina është nxjerë një djalë, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës me shenja jete.



Dyshohet se makinës mund t’i jetë bërë atentat me lëndë plasëse të montuar në pjesën e përparme të makinës.

LEXO EDHE:  Aksion si nëpër filma/ Trafikanti shqiptar ndalohet me të shtëna armësh nga polica italiane

LEXO EDHE:  Shisnin drogë në këmbim të televizorëve/ Arrestohen tre shqiptarë në Itali

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa pritet të hedhë më shumë dritë mbi shpërthimin e fuqishëm./ CNA.al

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dalin emrat/ Kush është gruaja që u vra nga kunati për çështje morali

Publikuar

-

Nga

Dalin emrat/ Kush është gruaja që u vra nga kunati për çështje morali

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme, ku kunati ekzekutoi me armë zjarri bashkëshortën e vëllait te tij..

Mësohet se vktima është shtetësja Jetmira Hasani. Ajo është vrarë nga kunati i saj, Agron Tanushi, pas një konflikti brenda familjes për shkak të moralit, pasi mendohet se kunatit nuk i kanë pëlqyer disa sjellje të nuses së vëllait të tij.



Ndërkohë, forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon puna për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjiknuri i kërkon Oerdit dhe Titit të ulen e të shkruajnë amendamente përpara se të kërkojnë takim për të ngrënë pica

Publikuar

-

Nga

Gjiknuri i kërkon Oerdit dhe Titit të ulen e të shkruajnë amendamente përpara se të kërkojnë takim për të ngrënë pica

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri, ka refuzuar ftesën e opozitës së Lulzim Bashës për të mbledhur nesër Këshillin Politik.

Me anë të një letre për Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, Gjiknuri deklaron se nuk do ketë asnjë produkt të punës së përbashkët që nuk do t’i nënshtrohet ekspertizës së OSBE/ODIHR-it, por thekson se si fillim duhet të prodhohen produkte konkrete.

Socialisti pretendon se opozitarët po kërkojnë të shfrytëzojnë ekspertizën e huaj me implementimin e dispozitave të reja të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që bëjnë fjalë për zgjedhjet.

Gjiknuri i kërkon Oerdit dhe Titit të ulen e të shkruajnë amendamente përpara se të kërkojnë takim për të ngrënë pica.

“OSBE/ODIHR ka qenë gjithmonë gati të përfshihej me ekspertizë teknike për shqyrtimin dhe përpumimin e propozimeve dhe drafteve tona të reformës. Ne kemi qenë mirënjohës sa herë që nga OSBE/ODIHR na kanë ardhur komente dhe sugjerime, sikurse kemi qenë po aq të keqardhur, kur për shkak të insistimit tuaj, sugjerimet e tyre janë neglizhuar e sakrifikuar pa asnjë shkak të llogjikshëm.

Ne jemi të bindur se ekspertiza e OSBE/ODIHR-it lidhur me teknologjinë në zgjedhje dhe barazinë gjinore do ta kishte bërë reformën zgjedhore vërtet cilësore, sikurse jemi të sigurtë se nëse nuk do i ishim nënshtruar refuzimit tuaj për ta përfshirë ekspertizën e ODIHR-it në debatin për administratën zgjedhore, sot kuadri ligjor për administrimin e zgjedhjeve do të formonte model për një administratë zgjedhore neutrale, të përgjegjshme dhe profesionale që në zgjedhjet e ardhshme.



Ju referoni tek marrëveshja e 14 Janarit për të mbështetur kërkesën Tuaj, por Ju nuk mund të bëni sikur sjellja Juaj e mëparshme ndaj ekspertizës së OSBE/ODIHR-it nuk ka qenë e Juaja. Me sjelljen tuaj të deritanishme, Ju e keni abroguar më shumë se sa një herë këtë pikë të marrëveshjes, pa motiv, pa shpjegim dhe me arrogancë. Unë nuk mund të mos ta kujtoj këtë fakt”, shkruan ai.

Më tej, Gjiknuri deklaron:  “Gjithësesi, ne duam bashkëpunimin me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë. Ne duam që opozita jashtëparlamentare të jetë e përfshirë, të ndjehet e përfillur në këtë proces, të jetë kontribuese. Që kjo të ndodhë duhet që të gjithë bashkë të punojmë për implementimin e dispozitave të reja të Kushtetutës për zgjedhjet. Puna e do që ne të shtrojmë në tavolinë jo vetëm idetë, por mbi të gjitha propozimet tona të detajuara, pse jo draftet tona të plota e ezauruese për pragun zgjedhor, për formulën dhe procedurën për numërimin, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese, për regjistrimin e të drejtat proceduriale dhe materiale të koalicioneve zgjedhore, për pasqyrimin në fletën e votimit, për numërimin e votave, tabulimin dhe kalkulimin e votave parapëlqyese të listës së koalicionit.

LEXO EDHE:  Fshihet nën batanije, arrestohet 37 vjeçari

LEXO EDHE:  Fshihet nën batanije, arrestohet 37 vjeçari

Këto janë lëndë e bollshme për amendamentet që duhen hartuar në zbatim të Kushtetutës. Kërkohet punë dhe përkushtim, sepse koha nuk pret. Lidershipi juaj ka deklaruar pas miratimit të dispozitave të reja të Kushtetutës, se nuk do t’i njihte ato. Ju i qendruat të njejtës linjë me letrën tuaj zyrtare të datës 14.09.2020 dhe në debatin vijues në Këshill. Ka ardhur koha që të deklaroni besnikërinë dhe respektin ndaj Kushtetutës së vendit Tuaj, ashtu siç bëjnë të gjitha partitë simotra të Evropës demokratike ndaj kushtetutave të vendeve të tyre. Po ashtu ka ardhur koha që të tregoni me prova vullnet të mirë ndaj këtij procesi që po zhvillojmë bashkarisht. Taktikat e pengimit, zvarritjes, bllokimit dhe konfliktualitetit artificial nuk pijnë më ujë. Unë ju ftoj përzemërsisht të futeni në rrugën e duhur, në rrugën e drejtë.

Si përfaqësues i Partisë Socialiste Ju konfirmoj se, sa na takon ne, nuk do ketë asnjë produkt të punës sonë të përbashkët që nuk do t’i nënshtrohet ekspertizës së OSBE/ODIHR-it. Por, përpara se kjo të ndodhë ne duhet të fillojmë të prodhojmë produkte konkrete, jo të pengojmë.

Në vazhdim të diskutimit të mbledhjes së fundit, unë mirëpres propozimet tuaja, qoftë dhe fillestare, për çështjet e sipërcituara, në mbledhjen e planifikuar për ditën e Premte datë 18.09.2020, ora 10:30. Ndërkohë ju informoj se ekipi i PS-së është në punë për të konkretizuar dispozitat e Kushtetutës dhe për ti reflektuar ato respektivisht në Kodin Zgjedhor.

Në cilësinë e përfaqësuesit e mazhorancës, në mbledhjen e ditës së Premte unë do të paraqes draftin me propozimet konkrete që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor për çështjet e sipërcituara”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE