LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Teknikët” e Bashës, gati të ikin/Ja kur do të dorëhiqen

2 Korrik 2017, 16:35, Aktualitet CNA

Ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike pas marrëveshjes Rama-Basha nuk do të qëndrojnë në qeverinë Rama deri në fund të mandatit, në shtator.

Kur ata nisen detyrën më 22 maj, kryeministri Rama tha se ministrat teknikë do të largohen një ditë pas zgjedhjeve, më 26 qershor.

Por, kur parlamenti është i shpërndarë dhe dekreti për shkarkimin e ministrave do të mbetej vetëm në leter, kryeministri Rama mesa duket ka vendosur të presë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike në qeverinë e tij, te largohen vetë.

Top Channel mësoi se tërheqja e ministrave teknike nga qeveria është vetëm çështje kohe. Burime te mirëinformuara konfirmojnë se të 6 ministrat bashkë me zëvendëskryeministren po punojnë për një raport për zgjedhjet e qershorit.

Raporti synon të evidentojë në mënyrë të detajuar parregullsitë në zgjedhje, sjelljen e policisë dhe përdorimin e administratës shtetërore.

Sipas të njëjtit burim, kur ky raport të jetë mbyllur pas pak ditësh, ministrat teknike do ta konsiderojnë të përfunduar punën e tyre, do të japin dorëheqjen dhe, sipas te gjitha gjasave, do t’ua lenë fuqinë zëvendësministrave.

Por largimi i 7 anëtarëve të opozitës nga qeveria Rama nuk është vetëm një gjest teknik. Politikisht, largimi i tyre mund të ketë edhe një domethënie politike- se ajo e 18 majit nuk ishte një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Lajmet e fundit nga